EmailFacebookKontakt

Nga fjala e Presidentit Meidani

Nga fjala e
Presidentit Meidani
Klerikë të nderuar, përfaqësues të ko-
muniteteve fetare shqiptare! Të nderuar të
pranishëm në Konferencë!
Eshtë kënaqësi për mua të marr pjesë
dhe të diskutoj në një aktivitet si ky i juaji,
që synon të analizojë, të kërkojë përmasat,
rrugët e vjetra dhe të reja të bashkëjetesës
midis komuniteteve fetare në Shqipëri, të
bashkëjetesës në përgjithësi ndërmjet
shqiptarëve, që duan të realizojnë progresin
e tyre ekonomik dhe shoqëror….
Në diskutimin tim të shkurtër do t’i
përmbahem dy orientimeve që më kanë
udhëhequr në puën time si Kryetar i Shtetit
në më shumë se një vit të mandatit tim. Së
pari, se problemet sociale në kuptimin më
të gjerë të kësaj fjale janë më të rëndësishme
se ato politike, sepse ato janë probleme të
jetës së njerëzve, i përcaktojnë këto të fundit,
me natyrën, me konfliktualitetin, apo pse pë-
rdoren prej politikës si argumentat kryesore,
madje edhe pa kujtesë individuale apo kole-
ktive, në luftën për pushtet. Së dyti, se komu­
nitetet fetare janë shembulli më i mirë i ba-
shkëjetesës, i mirëkuptimit në shoqërinë
shqiptare dhe politika, shoqëria duhet të
marrë apo të përfitojë prej këtij shembulli…
‘ Askush më mirë se sa feja nuk mund të
përçojë tek individi vlerat që e karakterizojnë
atë si qenie shoqërore, apo për më tepër te
bashkësitë, vlerat që i shndërrojnë ato në
asosiacione shoqërore, mbi bazë interesash,
por edhe prestigjesh…
Të nderuar të pranishëm!
Të gjitha fetë kanë një Ethos të
përbashkët. Ato predikojnë mirëkuptimin,
paqen, tolerancën midis njerëzve,
ndershmërinë, punën si mjetin kryesor të
prodhimit të pasurive materiale. Pikërisht,
këta elementë të përbashkët në fushën e
shpirtërores dhe materiales, eksperienca juaj
e deritanishme, janë premisa për një
bashkëpunim që do të rrezatojë në fusha të
tjera të veprimit shoqëror, aq më tepër të
veprimit politik. Vlerat njerëzore, kombëtare
janë pasuri e të gjithëve. Gjithashtu dhe
simbolet e tyre, si Nënë Tereza, vëllezërit Fra-
shëri, Fan Noli, etj., ndaj kultivimi i vlerave
nënkupton edhe iniciativa të përbashkëta të
komuniteteve fetare, të institucioneve
shoqërore e shtetërore në përgjithësi. Eshtë
e vërtetë se problemet dhe sfidat që shtrohen
para bashkësisë shqiptare janë të mëdha,
madje, disa janë dhe të rrezikshme, por më
lejoni që ta mbyll fjalën timë të shkurtër me
besimin e patundur tek vitaliteti i popullit
shqiptar, për të ecur vetëm përpara, dhe në
mënyrë të veçantë tek kontributi i juaj i
çmuar, për ta orientuar në rrugën e drejtë
këtë vitalitet.
BASHKEKZISTENCA FETARE