EmailFacebookKontakt

Nga Fjala e Kryepiskopit Anastas në dorëzimin e Hirësi Dhimitrit

Nga Fjala e
Kryepiskopit Anastas
në dorëzimin e Hirësi

Dhimitrit

Hirësi, Mitropolit i zgjedhur
i Gjirokastrës

I dashur vëlla më Krishtin, Dhimitër,

“Edhe kemi këtë thesar në enë bal- te, që të jetë teprimi ifuqisë nga Pe- rëndia dhe jo nga ne” (2 Kor. 4:7).

…I shërben Kishës për shumë vite dhe në detyra të ndryshme. Një- kohësisht gjatë 15 viteve të fundit, shërben në mënyrë vullnetare si Protosingjel i Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës. Që në vitet e para të rrugëtimit tënd në Shqipërinë e rrënuar nga pushteti ateist, more pjesë në sprovat, hidhërimet, shpre- sat tona dhe luftove së bashku me ne për riungjillëzimin e popullit të vuajtur dhe ringritjen e enorive orthodhokse në zonën e gjerë të Mi- tropolisë së Gjirokastrës…

Fjalia më e rëndësishme, që do dëgjohet gjatë kohës së dorëzimit tënd është: “Hiri Hyjnor, që i shëron të gjitha lëngatat dhe i plotëson të gjitha mungesat, të dorëzon ty priftin perëndidashës Dhimitër, Mitropolit të Mitropolisë fort të shenjtë të Gji- rokastrës. Le të lutemi për atë, që të vijë tek ai hiri i Shpirtit të Tërë- shenjtë”. Me këtë siguri të pade- njësisë personale, por në të njëjtën kohë të mëshirës dhe të fuqisë së Perëndisë, që na ngarkon përgje- gjësinë episkopale, përparo me qe- tësi, me guxim, në kryerjen e detyrës tënde baritore.

Dispono të gjitha fuqitë e tua për riungjillizimin e popullit: me aktivi- tetin e pandërprerë, predikimin, kryerjen e Mistereve, këshillat personale. Për disa dhjetëvjeçarë, ky vend ishte privuar nga besimi në Shpëtim- tarin Krisht dhe nevojat nuk mund të mbulohen lehtë në pak vjet. Le të jemi dashamirës ndaj gjendjes në të cilën ndodhet populli. Pjesa e leximit nga apostulli, që do të dëgjohet pak më vonë, është shumë aktuale. “Pra si do të thërrasin atë, të cilin nuk e besuan? Edhe si do të besojnë atë që nuk e dëgjuan? Edhe si do të dëgjojnë pa pasur predikues?” (Rom 10:14).