EmailFacebookKontakt

Nga fjala e Imzot Ignatit për Fronëzimin

Nga fjala e Imzot Ignatit për Fronëzimin
^Kujdesijonë do tëjetë i pandërprerë”
“Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam
zgjedhur jure; dheju urdhërova të shkoni e të bëni
pemë, edhe pemajuaj të mbesë; që çdo gjë që t’i lypni
Atit në emrin tim t’uajapë.”
(Joani 15:15)
Fortlumturi,
Të nderuar Mitropolitë, përfaqësues të
pushtetit lokal, priftërinj dhe hieromonakë,
Të dashur vëllezër dhe motra,
Sot është një ditë gëzimi shpirtëror, sepse
pas shumë vitesh nga zgjedhja dhe hirotonia
ime si episkop, realizohet plani hyjnor me anë
të këtij fronëzimi në këtë Mitropoli të lashtë
dhe të dëgjuar. Lavdia, falenderimi dhe lavdë-
rimi i përket Perëndisë Triadike, që më vuri të
punoj në këtë vreshtë shpirtërore, që e mbolli
e djathta e Tij, dhe më emëroi bari e mësues të
kësaj Kishe, që Krishti e fitoi me gjakun e Tij.
Falenderoj Tërëshenjtërinë e Tij, Patrikun
Ekumenik Vartholomeun dhe tërë Sinodin e
Shenjtë. Falenderoj, gjithashtu, Shenjtërinë e
Pergjit, Imzot Evangjellos e Shenjtërinë e
Filadelfias, Imzot Meliton.
Falenderoj shumë Fortlumturinë Tij,
Kryeepiskopin e Tiranës dhe të gjithë Shqi-
përisë, z. Anastas, që me dashurinë dhe kuj-
desin e tij më paraqet Ndërtuesi i Kishës, Zoti
ynë Jisu Krishti, e bëri atë një mjet për të hapur
rrugën dhe për të ngritur tendën e Kishës që
kishte rënë. Ky është edhe kuptimi i emrit
Anastas. Sepse ai e rindezi kandilin e shuar dhe
si një Moisi tjetër e udhëhoqi popullin e Perëndisë
nga errësira në dritën e Krishtit.
Historia na tregon se në këtë vend Fjala e
Ungjillit u mboll qysh në shekalim e parë dhe dha
fryte shpirtërore dhe njerëzit u çliruan nga
idhujtaria dhe u bënë të krishterë. Në tre she-kujt
e parë ky vend pati shumë dëshmorë që derdhën
gjakun për lavdinë e Krishtit, si Shën Asti,
episkopi i Durrësit, Shën Lefteri, episkopi i Vlorës,
nëna e tij Anthia dhe shumë të tjerë. E lavdishme
është Kisha e këtij vendi.Episkopë të saj morën
pjesë në Sinodet Ekumenike. Pastaj, kohët
ndryshuan dhe po të hedhim një sy në ata shekuj,
do të ndjejmë një dhimbje në shpirt, sepse pati një
errësirë të madhe.
Por edhe në atë kohë pati njerëz, që e mbaj-tën
gjallë dritën e Krishtit. Shën Nikodhimi derdhi
gjakun për Krishtin në këtë qytet. Një figurë e
ndritshme u shfaq në atë errësirë, ShënKozmai i
Kolkondasit, i cili imitoi Shën
(Vijon në faqen 4)

Nga fjala
e Hirësisë së Tij,
Imzot Ignatit
Vijon nga faqja 3
Pavlin dhe Isapostujt, vëllezërit e
Shenjtë Kirillin dhe Metodin, që
ishin mësues dhe përhapës të
Ungjillit. Në çdo vend që ai shkoi
predikoi fjalën e Perëndisë, që
predikoi edhe Shën Pavli “Jisu
Krishtin e kryqëzuar dhe të Ngjallur
së vdekurësh”. Fjalët i dilnin nga
zemra, që digjej nga dashuria për
Perëndinë dhe njerëzit. Populli i
Perëndisë pa në fytyrën e tij një njen
hyjnor dhe me kënaqësi i dëgjoi §alët.
Në ato hapa të apostujve po ecim edhe
ne sot, me zellin hyjnor dhe pa përtuar.
Me ndihmën e Perëndisë dhe të të
Tërëshenjtës Hyjlindëses dhe të gjithë
shenjtorëve hymë në arë për të korrur,
“sepse të tjerë para nesh mbollën dhe
ne hymë në lodhjen e tyre”.
Tani po vemë dorën në parmendë
edhe duhet të kemi kujdes, që të
vendosim priftërinj sa më të
devotshëm, të ditur dhe të denjë për
thinjen dhe misionin e tyre. Kujdesi
jonë do të jetë i pandërprerë. Këtë
popull të Perëndisë, që me gjithë shpirt
e tregon gëzimin dhe shpreson, nuk do
ta zhgënjejmë.
Do të bashkëpunojmë me Krye-
piskopin edhe me episkopët e tjerë për
çdo problem të popullit të Perëndisë,
që t’i realizojmë qëllimet: t’i mësojmë
bijtë tanë dhe t’i shpëtojmë nga
rreziqet e papërvojës dhe nga plagët e
mëkateve dhe t’u sigurojmë misterin
e Martesës; të kujdesemi për pleqtë;
të frenojmë eksodin e njerëzve tanë më
të rinj dhe t’i shpëtojmë nga kamzhiku
i papunësisë.
Besa Orthodhokse ka fuqinë të japë
qetësi dhe shpresë në këto vite të
vështira dhe të hapë derën e da-
shurisë atje, ku është mbyllur.
Të dashurit e mi, vëllezër dhe motra,
Me dashuri pa hipokrizi do të ecim
në rrugën tonë, duke mbajtur barrën
e njëri-tjetrit. Lutuni për mua, sepse
lutja e besimtarit ka shumë fuqi. Eshtë
një kërkesë që Perëndia të më japë fuqi
që t’i shërbej me sjellje të pëlqyeshme
Zotit dhe juve, që jeni ikona të
Perëndisë.