Eshtë një meritë e qytetarisë korçare që në- përmjet kërkesës për dhënie të titullit: “Qytetar nderi” Kryepiskopit Anastas, shprehu mirë- njohjen ndaj këtij perso- naliteti dhe humanisti të madh. Gjithashtu ishte në nderin e Këshillit Bashkiak të qytetit të Korçës që aprovoi kërkesën e qyte- tarisë korçare. Të njo- hësh kontribute, të jesh mirënjohës për njerëzit, të cilët na kanë ndihmuar në kohë shumë të vështi- ra, të falënderosh bami- rësit është një vlerë e madhe. Një komunitet i tillë është një komunitet i qytetëruar dhe që ka një të ardhme. Korça, e cila ka qenë gjithmonë një pioniere në shumë drejti- me të jetës shqiptare si, në arsim, kulturë dhe në punë, edhe në këtë rast u tregua përsëri një pioniere, duke njohur kontri- butin e jashtëzakonshëm
që ka dhënë Kryepiskopi Anastas për vendin tonë në përgjithësi dhe Korçën në veçanti, sepse të them të drejtën unë nuk njoh njeri tjetër gjatë këtyre 16 viteve që të ketë bërë kaq shumë për këtë vend, sa Kryepiskopi Anastas dhe të mos ketë marrë pothuajse asgjë. Prandaj dua të falënderoj të gjithë nismëtarët si clhe Këshi- llin Bashkiak të qytetit të Korçës, sepse duke nderuar figurën e Kryepiskopit Anastas dhe duke njohur publikisht kontributin e Tij, ata nderuan veten dhe qytetin e tyre. Ata dëshmuan se Korça mbetet një qytet i kulturuar, mirënjohës dhe me një ndjenjë të madhe qytetarie, që jo vetëm ka lindur njerëz dhe ba- mirës të mëdhenj, por edhe i nderon, i respekton dhe i çmon ata”.
Nga fjala e Hirësi Joanit