Betlehem
Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit të Lindjes, të krishterët pa- tën këtë vit një të kremte të trishtu- ar, për shkak të bllokadës që iu bë qytetit nga ushtarët izraelitë, e cila po detyron shumë të krishterë të largohen.
“Imagjinoni një Betlehem pa të krishterë, – tha ai në një konferencë shtypi para Krishtlindjeve. – Të krishterët e gjithë botës duhet ta dinë këtë realitet. Nëse nuk do të ketë një zhvillim të shpejtë në rru- gën e paqes, shumë nga ata do të largohen”.
Nga rreth 40 mijë të krishterë që jetojnë në Betlehem dhe zonal rrotull, disa mijëra janë larguar që nga fillimi i trazirave në vitin 2000.
Eksodi i të krishterëve nga Bet- lehemi ka nisur dekada më parë, por është theksuar kohët e fundit. Tashmë qyteti ka një popullsi me shumicë myslimane.