KONGO S
Një kishe Urthodhohse ne Kongo
NGA BOTA E KRISHTERË
SPANJE
Një teologe orthodhokse në krye
të grave të krishtera
Teologia orthodhokse Katerina Karkola – (Zorba), u
zgjodh bashkëpresidente e Forumit Ekumenik të Grave të
Krishtera të Europës, gjatë asamblesë së 5-të të kësaj
lëvizjeje, që u mbajt në Spanjë në qershor, në Eskorial afër
Madridit.
Në këtë veprimtari merrnin pjesë më shumë se 200
gra, nga 29 vende, të cilat zgjodhën edhe komitetin e
koordinimit të Forumit, që përbëhet nga tre bashkëkryetare
(një orthodhokse, një katolike dhe një protestante) dhe 5
anëtarë të tjera.
I
POLONI
Takim i Kryepiskopit me
Presidentin e vendit
Primati i ri i Kishës Orthodhokse të Polonisë,
Mitropoliti i Sava i Varshavës, u prit nga President!
Kvasnievski. President! theksoi në takim, se Kisha
Orthodhokse e Polonisë është pjesë përbërëse e kombit
polak dhe, se ajo jep ndihmesë në ndërtimin e unitetit
kombëtar e kulturor të shtetit polak.
Kisha Orthodhokse e Polonise numëron rreth 800 mijë
besimtarë dhe është autoqefale që nga viti 1926, duke
përbërë komunitetin e dytë fetar të vendit. Ajo ka sot rreth
250 enori dhe 6 manastire, të ndara në 6 dioqeza.
IZRAEL
Nderim për një episkop
Një episkop ortho-
dhoks ka marrë kohët e
fundit titullin: “I drejtë
midis kombeve”, për ve-
primtarinë e tij në favor të
komunitetit çifut të Gre-
qisë gjatë Luftës së 2-të
Botërore. Falë përpjekjeve
të Mitropolitit Joakim të
Dhimitriadhës (selia epi-
skopale e Vollosit), 700 hebrej
të kësaj zone mundën të
shpëtonin, duke u strehuar
tek banorët e fshatrave të
izoluar të zonës së malit
Pelion. Sipas specialistëve,
falë kësaj ndihme shpëtuan
74 përqind e komunitetit çifut
të krahinës, ndërkohë që në
tërë Greqinë kjo përqindje
ishte 24 për qind.
Tani emri i mitropolitit
Joakim ndodhet i shkruar
midis emrave të “të drejtëve
midis kombeve”, në memo
rialin e Jad Vashemit, në
Jeruzalem, si dhe në Muzeun
e Holokaustit në Uashington,
pranë emrave të klerikëve të
tjerë orthodhoksë, që iu
kundërvunë egërsisë na-
ziste, si p.sh. në Francë
motër Maria (Skobtsov)
dhe At Dhimitri Klepin, të
vdekur në kampet e
përqëndrimit apo epis-
kopi Krisostom i ishullit
Zakinthos, i cili, kur
gjermanët i kërkuan listat
e hebrejve të ishullit, u
dërgoi një listë ku qe
shënuar vetëm emri i tij.