Nga besimtarët e Beratit (nuk u botua nga “Gazeta Shqiptare”)
NJË SQARIM
IDETYRUESHËM
Kohët e fundit kemi lexuar me vëmendje artikujt në “Gazetën Shqiptare” të historianit Kristo Frashëri, për të cilin kemi pasur konsideratë lidhur me kontributin që ka dhënë në fushën e historiogra- fisë. Me keqardhje vërejmë se në shkrimet e lartpërmendura z. Fra- shëri keqinterpreton problemet e Kishës sonë, duke i trajtuar ato po- litikisht. Kisha Orthodhokse Auto- qefale e Shqipërisë ka qenë, është dhe do të jetë e orthodhoksëve të Shqipërisë. Atë nuk mund ta keq- përdorin as persona të besimeve të tjera, as ndonjë me origjinë ortho- dhokse, por që ateizmi i rrënjosur në shpirt gjatë monizmit e ka lar- guar me kohë nga komuniteti ynë.
Kryepiskopi Anastas, për mu- ngesën e jashtëzakonshme të kua- drove fetarë, erdhi në Shqipëri me kërkesën e besimtarëve orthodho- ksë dhe për këtë mori edhe mirati- min zyrtar të kryetarit të shtetit, Presidentit të Republikës. Ardhja e Tij u përshëndet nga Patriarkana e Konstandinopojës, nga Kishat mo- tra, nga Kishat e tjera të Krishtera që e njihnin mirë veprën e tij Eku- menike, si edhe nga autoritetet e larta të Parlamentit Evropian.
Në numrin e gazetës së mësipër- me më 20 shtator 2010, z. Frashëri kishte botuar një përgjigje ndaj një shkrimi të Kryepiskopit Anastas, në të cilën ky i fundit hidhte dritë mbi një sërë akuzash të pabazuara të bëra ndaj tij. Në ditët që vijuan, gazeta ribotoi tekste të viteve të ka- luara për të mbështetur, qoftë edhe fare pak, mendimin e z. Frashëri se Fronëzimi i Kryepiskopit Anastas nuk u krye rregullisht në kishën ka- tedrale të Tiranës. Kështu, z. Frashë- ri shkruan: “Të gjithë e mbajnë mend se ceremonia solemne për fronëzi- min e tij në kishën katedrale të Hyj- lindëses në Tiranë, dështoi për shkak të kundërshtimit të besnikëve të kri- shterë, të pranishëm në ceremoni”.
Por, e vërteta qëndron krejt ndry- she dhe besimtarët e pranishëm në kishë kujtojnë të tjera fakte nga kë- to që duan të na servirin! Në këtë ce- remoni morën pjesë shumë të kri- shterë orthodhoksë, të ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë, si dhe
Trupi Diplomatik i akredituar në Ti- ranë. Si qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi dhe anëtarë të Kishës Orthodhokse, duam të theksojmë vetëm dy të vërteta të thjeshta: Së pari se disa nga ne që nënshkruaj- më këtë artikull, jemi dëshmitarë okularë, prezentë në Fronëzimin e Kryepiskopit Anastas, më 2 gusht 1992 dhe, kemi thirrur nga zemra “i denjë”. Në fund të ceremonisë, një grup i vogël, nën drejtimin e de- putetit të asaj kohe, z. Butka, pinjoll i një familjeje të njohur antiortho- dhokse, të mbështetur jashtë kishës edhe nga deputetëtjoorthodhoksë, të njohur për qëndrime ekstremiste Baleta e Reso, u përpoqën pa suk-
ses të turbullojnë ceremoninë që ishte kryer dhe kishte përfunduar. Ata kryen kështu vetëm një përdho- sje të papranueshme ndaj besimit tonë të një vendi të shenjtë. Nisur edhe nga artikulli i z. Xoxe, që e ribotoi “Gazeta Shqiptare” (22.9.2010), por edhe nga intervista e z. Bardhyl Fico, zbulohet se ky veprim nuk ish- te aspak spontan por ishte planifi- kuar një ditë më parë në ambiente jo orthodhokse. Së dyti, ne dëshmoj- më se ceremonia e Fronëzimit filloi dhe mbaroi në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë, sipas kano- neve të Kishës Orthodhokse. Në nderim të Fronëzimit të Kryepisko- pit Anastas u shtrua vetëm një dre- kë në Hotel Tirana Internacional, që është ndërtuar pikërisht në atë vend ku dikur ka qenë kisha kate- drale e Tiranës. Theksojmë këtu se z. Frashëri, duke mos qenë pjesëma- rrës vetë në këtë ceremoni, shtrembë- ron të vërtetën, duke përdorur copa
artikujsh antiortodoksë, duke u për- pjekur të ngatërrojë drekën në hotel me çastin e fronëzimit në kishë. Është për të ardhur keq që një historian, i cili në vend të merret me faktet, e mbështet artikullin e tij mbi shkrime ekstremiste me akuza or- dinere, siç është rasti i pamfletit qe- sharak për Himarën, dhe bën të ve- tat pozicione të kapërcyera nga hi- storia, diskriminuese për kategori të caktuara të shoqërisë e minoran- cat, të cilat janë në kundërshtim të plotë me parametrat e një shoqërie demokratike dhe me ëndrrën e shqip- tarëve për t’u rikthyer përsëri pas më shumë se 500 vjetësh në gjirin e familjes evropiane.
Duke u nisur nga emri dhe ori- gjina, çuditemi se si z. Frashëri, ky përmetar me prejardhje orthodho- kse, kërkon që një vend i shenjtë për ne orthodhoksët, kisha e vjetër
shekullore orthodhokse “Shën Maria e Pazarit”, në Përmet, të kthehet në pallat kulture. Është e ditur se, pas vitit 1967, kjo kishë u kthye në pallat kulture, por këtë fakt z. Kristo Frashëri, për arsye të botëkuptimit të tij ateist, nuk i vjen mirë ta përme- ndë…. Nga z. Frashëri, në gjurmë të të parëve të tij, ne do prisnim prej tij të kundërtën, pra që ai të intere- sohej dhe të mbronte të drejtën e Komunitetit Orthodhoks për të ri- marrë vendet e shenjta që u shka- tërruan nga regjimi monist.
Z. Frashëri duhet të qartësohet edhe kur ai thotë se “u mblodhën 400 vetë”, (shifër që nuk është e vër- tetë), në të ashtuquajturin “Komitet të Autoqefalisë”, të organizuar dhe të drejtuar nga Butka e Baleta, -gji- thë këta janë një pikë ujë në oqea- nin e dhjetëra mijërave orthodhoksë beratas, korçarë dhe të gjithë Shqi- përisë, të cilët nënshkruan në mbë- shtetje të Kryepiskopit Anastas.
Këtu gjejmë rastin të përmendim se më 17,09,1992, një “komision fantazmë i autoqefalisë”, i përfaqë- suar nga z. Petrit Bidoshi dhe z. Arjan Koja, në hajatin e kishës së Shën Spiridhonit në lagjen Goricë të Beratit, morën përgjigjen e meri- tuar nga qindra besimtarë Ortho- dhoksë beratas, të cilët mbështetën pa asnjë rezervë fronëzimin e Kryepiskopit Anastas. Përfaqësu- esit e komisionit fantazmë, u lar- guan të turpëruar nga qëndrimi i vendosur i besimtarëve të qytetit tonë mijëravjeçar, i këtij djepi të or- thodhoksisë dhe patriotizmit shqip- tar. Dy vjet më vonë, para refere- ndumit të 4 nëntori të vitit 1994, or- thodhoksët beratas i kërkuan zyrta- risht Presidentit të Republikës, që të hiqte pikën 4 të nenit 7 të projekt- kushtetutës shqiptare, e cila e lar- gonte Kryepiskopin nga Shqipëria, duke deklaruar botërisht se do të votonin kundër. Dhe me të vërtetë kështu ndodhi: në mbështetje të Kryepiskopit Anastas u mblodhën mbi 80 mijë firma dhe këto ndikuan që ndërmjet shkaqeve të tjera pro- jekt-kushtetuta të rrëzohej.
Atëherë në emër të kujt flisni ju z. Frashëri?!
Na vjen keq që z. Frashëri, në vend që të nxjerrë në dukje përpa- rimet e gjithanshme që ka arritur Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë gjatë këtyre 20 viteve, nën drejtimin e Prof. Dr. Anastasit, bën të kundërtën, duke u përpjekur të denigrojë dhe të mohojë të gjitha vlerat dhe veprat madhështore të Kryepiskopit. Vetëm në Berat në saje të kontributit të tij është ndër- tuar katedralja e madhe e Shën Dhi- mitrit në qendër të qytetit, është ngritur nga themelet kisha e Shën Thomait, janë restauruar: katedralja e Shën Spiridhonit, kisha e Shëndë- lliut, kisha e Shën Triadhës, etj. në Berat, manastiri i Shën Marisë së Vodicës, kisha e Shën Marisë në Vo- kopojë, kisha e Ngjalljes së Krishtit në qendër të Kuçovës, kopshti i fë- mijëve dhe mensa e të varfërve, ndih- ma në medikamente, ushqime e veshmbathje etj.
A do të kishit mundësi ju z. Fra- shëri me pasuesit tuaj t’i realizonit këto në qytetin tonë?
Por, po të flasim për gjithë Shqi- përinë të gjithë jemi dëshmitarë se Kryepiskopi Anastas, me përkrah- (vijon në faqen 4)
(vijon nga faqja 3)
jen e shumë institucioneve ndërko- mbëtare dhe të personaliteteve të fuqishëm botërorë, ka kryer dhe vazhdon të kryejë punë të rëndësi- shme siç janë: ndërtimi dhe restau- rimi i shumë kishave e manastireve, i objekteve sociale, kulturore, arsi- more, shëndetësore në mbarë vendin tonë, të cilatjanë vënë në shër- bim të të gjithë shqiptarëve, pa bërë dallim në besimin e tyre. Të gjithë ne, bashkë me orthodhoksët e tjerë, jemi dëshmitarë të kontributit të tij unikal shumëdimensional. Z. Fra- shëri duke mohuar gjithë këto arrit- je tregon se i mungon mirënjohja, ky tipar themelor i moralit njerëzor.
Në këtë mënyrë, Kryepiskopi Anastas po kryen me sukses misionin apostolik, domethënë edukimin
fetar dhe ngritjen e nivelit shpirtëror të besimtarëve. Ai vazhdimisht ka pa- sur dhe ka në qendër të vëmendjes së tij forcimin e harmonisë midis ko- muniteteve fetare në Shqipëri, kon- solidimin e miqësisë vëllazërore midis popullit shqiptar dhe fqinjëve të tij, si dhe përfaqësimin dinjitoz të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në forumet ndërkombë- tare fetare dhe laike. Zgjedhja e Krye- piskopit Anastas si President i Kë- shillit Botëror të Kishave, si Zëve- ndëspresident i Konferencës Evro- piane të Kishave, si dhe zgjedhja, në vitin 2006, si President nderi në Kon- ferencën e Feve për Paqen, organi- zata më e madhe fetare në botë, tre- gon më së miri personalitetin e tij të padiskutueshëm, me të cilin ne
besimtarët orthodhoksë krenohemi që e kemi në krye të Kishës sonë.
Sot Kisha Orthodhokse, Kryepi- skopi, Sinodi i Shenjtë, Statuti dhe organizmat e saj njihen nga Kush- tetuta dhe shteti si të vetmit për- faqësues të besimtarëve orthodho- ksë të Shqipërisë. Po kështu, Kisha jonë dhe Kryepeshkopi i saj njihen si asnjëherë tjetër në histori nga të gjitha Kishat motra Orthodhokse, nga të gjitha Kishat e krishtera të botës, por edhe më gjerë.
Qytetarët Orthodhoksë të Beratit: Ilia Zaka, Kiço Kolani, Miltiadh Veveçka, Xhovan Kajana, Arqile Shyti, Anxhelo Simsia, Ilia Koçi, Albano Subashi, Niko Fani, Gabriel Shani, Spiro Vogli, Petraq Laçka, Stela Qako, Joan Qako, Kozma Shyti, Thanas Cimbidhi, Sotiraq Tapia, Pali Vishnja, Lina Simsia, Fanie Mingo,
Sifi Angjeliu, Aneta Bushamaku, Valentina Baba, Qiriako Stefani, Dhori Sinjari, Mihallaq Kote, Ferdinant Janinoti, Miron Liko, Nasi Fero, Vsilika Garuli, Mar- jana Garuli, Elpiniqi Filipi, Edmond F- ilipi, Ariola Gallani, Sotiraq Mishaxhiu, Mihal Pjetri, Anastas Xhymerteka, Xhulieta Koçi, Vladimir Prendi, Elenita Andoni, Kozma Nikolla, Anastasi Dodi, Stavri Garuli, Llambi Proko, Vasili Sinjari, Ilia Gjogu, Vangjeli Kolani, Sotir Gjoka, Xhoxhi Stefa, Llambi Teneqexhi, Elion Kosica, Sotiraq Frashëri, Liri Shulla, Margarita Mihali, Llambrini Sinjari, Vasil Zaka, Kosta Leka, Gjinovefa Sako, Elena Te- neqexhiu, Dhimitër Tapia, Aneta Tapia, Luena Golemi, Lefteri Kosova, Irena Dervishi, Lisobie Kosova, Thomaidha Gjoka, Theodhor Teneqexhiu, Aurela Kullau, Samson Lako, Llazar Kajana, Romeo Çilingire, Marie Çilingiri, Sokrat Tanku, Irakli Meroli, Pandi Shulla, Xhoxhi Saveta, Xhovan Doga.