Nga besimtarë të Durrësit (Nuk u botua nga “Gazeta Shqiptare”)
Kundër akuzave drejtuar Kryepiskopit dhe Kishës
Ditët e fundit në disa media të shkruara dhe vizive ka rifilluar së- rish një fushatë sulmi e denigrimi ndaj Kishës Orthodhokse Auto- qefale të Shqipërisë si dhe ndaj drejtuesit të saj, Kryepiskopit Anastas. Ato kanë lidhje me një ngjarje të rëndësishme dhe një ditë të bekuar për të gjithë besimtarët orthodhoksë të Shqipërisë, siç është ajo e 2 gushtit të vitit 1992, ditë në të cilën u fronëzua Krye- piskop Kishe, Eksarku i Patriar- kanës Ekumenike, Imzot Anastasi. Atë ditë të pranishëm ishin edhe shumë besimtarë të ardhur nga qyteti i Durrësit, një pjesë e të cilë- ve ndodhen sot këtu të pranishëm në këtë Liturgji Hyjnore, të cilët morën pjesë në Liturgjinë dhe ceremoninë e fronëzimit të Kryepiskopit Anastas në kishën “Ungji- llëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë.
Sjellim ndër mend atmosferën festive që përshkonte këtë cere- moni, por edhe përpjekjen e një grupi të vogël e të instrumentalizuar njerëzish që u përpoqën ta prishnin atë, disa prej të cilëve as që i për- kisnin besimit të krishterë ortho- dhoks. Por zëri i tyre ishte i pafuqishëm për të mundur korin e besimtarëve, që thërrisnin njëzëri “i denjë, i denjë, i denjë”.
Me anë të kësaj deklarate, ne besimtarët e qytetit të Durrësit, duam të shprehim edhe një herë
mbështetjen e plotë ndaj Kryepi- skopit Anastas, bariut dhe udhëhe- qësit tonë, ndërkohë që disa njerëz e qarqe të caktuara antiorthodho- kse kërkojnë të hedhin baltë mbi Ki- shën dhe Kryepiskopin tonë e duke u përpjekur përmes shpifjeve e trilli- meve të shpërfillin e mohojnë kontri- butin e jashtëzakonshëm që ka dhë- në përgjatë dy dekadave në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Ceremonia e fronëzimit të Krye- piskopit u krye konform të gjitha rregullave e procedurave që kër- kojnë Kanonet e Kishës Orthodho- kse, dëshmitarë të së cilës jemi edhe ne besimtarët e qytetit të Durrësit.
Për më tepër, Kryepiskopi ynë u njoh zyrtarisht dhe kanonikisht si i tillë nga të gjitha Patriarkanat dhe Kishat Orthodhokse simotra, si dhe nga të gjitha Kishat e tjera të krishtera në Evropë dhe në botë.
Sot, pas gati 20 vjetësh demokraci dhe liri të besimit fetar, të
gjithë ne jemi dëshmitarë të veprës së madhe që ka kryer Kryepiskopi Anastas për ringritjen nga themelet të infrastrukturës së KOASH-it dhe të rigjallërimit të jetës shpirtëro- re të besimtarëve. Një gjë e tillë vërtetohet në mënyrën më të plotë edhe në qytetin tonë të lashtë, hi- storik dhe me tradita të pasura qy- tetare e fetare të Durrësit. Kisha katedrale në të cilën jemi mble- dhur të gjithë sot, besimtarë të të gjitha moshave, është fryt i përpje- kjeve të Kryepiskopit për t’u dhënë besimtarëve orthodhoksë të qytetit të Durrësit një tempull për të lav- dëruar e adhuruar Zotin, por edhe një pasuri me vlera kulturore e arki- tekturore që stolis qytetin tonë. Gji- thashtu, vlen të përmendet edhe rikonstruktimi i kishës së Shën Gjergjit, si dhe ndërtimi nga theme- let i Manastirit të Ri e të Hirshëm të Shën Vlashit, në ambientet e të cilit është ngritur madhështore edhe Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit”. Këtu përgatiten kuadrot
e ardhshëm të Kishës, nën kujdesin dhe drejtimin e stafit pedagogjik shqiptar, edhe këta fryt i punës së Tij. Për të vazhduar më tej me shkollën e mesme kishtare “Kryqi i Nderuar” ngritur në një kodër, në Sukth, Shtëpia e Fëmijëve “Shpresa” në Shën Vlash, shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Frymë Dashurie” në Durrës, janë një dëshmi e prek- shme e punës dhe përpjekjeve të jashtëzakonshme që ka bërë e bën gjatë këtyre viteve Kryepiskopi Anastas në Shqipëri.
Besimtarët orthodhoksë të Durrësit, Kisha Katedrale
“Apostull Pavli dhe Shën Asti”
Durrës, 17 tetor 2010