“Nëse zbatoni porositë e mia, tregoni se më doni”
Nën kujdesin e Kryepi- skopit Anastas filloi për kë- të vit sezoni i ri i kampeve verore me fëmijë dhe të rinj orthodhoksë nga vende të ndryshme të Shqipërisë.
Historia e organizimit të kampeve të Kishës sonë fillon me kampin e parë të djemve në vitin 1995, në Manastirin e hirshëm të Shën Kozmait në Kolko- ndas, nën drejtimin e At Theologut nga Mali i Shenjtë. Muajt e vështirë të 97-ës bënë që fëmijët dhe të rinjtë të vendoseshin në ambientet e reja të Mana- stirit të Shën Vlashit. Më
1998 Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses” u zgjodh, vendi i funksionimit të ka- mpeve të djemve. Të rinjve pjesëmarrës në kampingun “Zvërnec 2005” iu krijua mundësia të njihen më nga afër me jetën shpirtërore dhe adhuruese të Kishës sonë. Ky ka qenë dhe është qëllimi që Kisha jonë orga- nizon aktivitete të tilla.
Edhe këtë vit, nisur nga moshat e ndryshme dhe numri i madh i të rinjve që dë- shirojnë të jenë pjesëma- rrës, kampi funksionon me tre turne.
Dita e kampingut fillon
me ngritjen e flamurit të Kishës dhe flamurit tonë kombëtar, si dhe me shër- besën e lutjeve të mëngje- sit. Kampistët njihen me shenjtorin e ditës. Pas më- ngjesit vijon koha argë- tuese e plazhit. Në drekë koha e përbashkët në men- së dhe këngët e kënduara në kor, si dhe surprizat e ta- lenteve të pazbuluara, kri- jojnë një atmosferë të kënd- shme. Pasditja fillon me kampionatet e ndryshme sportive, si futboll, volej- boll, basketboll, ping-pong, shah, etj., ku fituesit marrin në përfundim të kampit sti- muj të ndryshëm. Lojërat sportive më pas ia lënë vendin orës së bisedës shpir- tërore, ku një folës i caktu- ar përgatit një temë dhe e trajton atë me kampistët e mbledhur para kishës së manastirit. Shërbesa e Mbrë- mësores i fton të gjithë në orën e mbrëmjes për të fa- lënderuar Perëndinë për di- tën që kalon. Darka në mensën e kampit në mo- mentet e saj të përbashkëta
ofron edhe konkurset me pyetje që vetë grupet përga- titin për njëri-tjetrin nga fusha e besimit, kulturës dhe shkencave të ndryshme. Ndër të veçantat e kampit është dita e olimpia- dës me lojëra të ndryshme popullore dhe të atletikës, duke krijuar një atmosferë të vërtetë sportive që karak- terizohet nga shpirti i garës. Gjithashtu grupet përgati- ten për t’u paraqitur me një krijim të vetin, këngë ose skeç, me të cilat organizo- het edhe një festival. Një tjetër veçanti e kampingut
janë vizitat që kryejnë kryebarinjtë tanë në një ditë të caktuar. Atmosfera lutësore dhe adhuruese arrin majën me agripninë e kampit, celebruar me rastin e një feste zotërore ose di- tën e një shenjtori të caktuar.
Këtë vit tema e kampit ishte “Nëse zbatoni porosi- të e mia, tregoni se më doni” – duke iu referuar mësi- meve që japin 10 Porositë e Zotit, dhënë Moisiut në Malin Sina.
Aleksander Dimroçi