Nëna! Sa shumë i detyrohet shoqëria nënës së mirë, shpresëtare. Eshtë heroi i padukshëm, që punon në thellësi dhe bën të qëndrueshme themelet e shoqërisë dhe të Kishës. “Gjithçka që jam bërë ia diedikoj nënës sime, – thoshte Tomas Edison. – Nëna më ishte shumë e vërtetë. Më tregonte besim të vërtetë, më bënte të ndjeja se kisha dikë për hir të të cilit jetoja dhe të cilin nuk duhet ta zhgënjeja…” E çfarë mund të zëvendësojë atë thesar, që mban emrin nënë e krishterë!