Nëna i thotë vogëlushit të saj:
– Përse qan?
– Rashë dje dhe u vrava.
– Re dje dhe qan sot?
– Po ti nuk ishe dje në shtëpi, – iu përgjigj i biri.
Në këtë botë njeriu ka dy shanse për të treguar pa ndrojtje dhimbjen e tij: Prehërin e nënës kur është fëmijë dhe lutjen drejtuar Perëndisë, në çdo kohë.