K
ompleksi i manastirit përbëhej nga kisha (katholikoni), ko- nakët e manastirit që mbyllnin anën veriore dhe lindore të oborrit, kishës së Shën Marisë në anën jugore të katholikonit (ndërtim i vitit 1782) një paraklis ndërmjet dy kishave, ku u vendosën reliket e Shën Kozmait dhe një qenotaf, ku ishin vendosur eshtrat e tij.
Në fillim të shekullit XX, nga vërshimi i lumit të Semanit u për- mbyt i gjithë manastiri: kisha u mbush me aluvione deri në lartësinë 2,5 m nga dyshemeja, konakët e manastirit funksiononin vetëm me katin e sipërm të tyre, ndërsa nga kisha e Shën Marisë mbeti muri verior dhe një pjesë e murit lindor. Gjatë periudhës së diktaturës komuniste manastiri u braktis dhe ato pak pjesë të konakëve që kishin mbetur u shkatërruan në vitin 1986.
Gërmimet arkeologjike, që u kryen gjatë viteve 1995-1996, sollën të dhëna me shumë interes për paraklisin e Shën Kozmait, për tipo- logjinë e konakëve të manastirit dhe për elementet e kishës së Shën Kozmait dhe atë të Shën Marisë.
Në paraklisin e Shën Kozmait, që ndodhet ndërmjet kotholikonit të manastirit dhe kishës së Shën Ma- risë, në murin jugor të tij, u zbulua një afresk që paraqiste Shën Koz- main në këmbë. Gjendja e afreskut
ishte e keqe dhe, përveç kësaj ku- shtet e ruajtjes, në prani të theksuar lagështie, ishin të papërshtatshme. U vendos që ky afresk të shkëputej dhe të rivendosej kur të merreshin masa për të krijuar një ambient të përshtatshëm.
Kati përdhe i konakëve të manastirit përmban një harkadë të gurtë, që zhvillohet gjatë gjithë gjatësisë së ndërtesës.
Gërmimet në kishën e Shën Ma- risë zbuluan gjithë faqen veriore të saj, e cila është e veshur me pikturë murale. U zbulua gjithashtu dhe një pjesë e mirë e dyshemesë, e shtru- ar me pllaka guri e mermeri. Nga ana tipologjike kisha e Shën Marisë ka qenë një bazilikë e mbuluar me tavan druri, tip ky tepër i përhapur në krahinën e Myzeqesë gjatë shek. 18-19.
Për sa i përket katholikonit të manastirit, gërmimet arritën deri në dyshemenë fillestare të tij, duke nxjerrë në dritë të gjithë volumin e vërtetë të ndërtesës. Kisha i përket tipit bazilikal me kupolë dhe me apsida anësore, tipar ky i kishave monastike.
Gjatë viteve 1996-2000 u krye një vëllim i madh punimesh konso- liduese dhe restauruese në komplek- sin e manastirit. Këto punime u për- qendman në restaurimin e kotholikonit dhe në ndërtimin e një sistemi drenazhimi të thellë për grumbullimin dhe largimin e ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore jashtë territorit të manastirit nëpërmjet një sistemi pompimi. Punimet e restaurimit nuk u shtrinë edhe në pjesët e tjera të manastirit: paraklisin e Shën Kozmait dhe në kishën e Shën Marisë, të konakëve etj.
Meqenëse paraklisi i Shën Kozmait dhe kisha e Shën Marisë lidhen ndërmjet tyre jo vetëm histo- rikisht dhe tipologjikisht, por dhe nga ana konstruktive, ndërhyrjet në të dy ndërtesat po kryhen njëkohë- sisht.
Ndërhyrjet restauruese filluan në muajin prill. Këto ndërhyrje kanë për qëllim konsolidimin e struk- turave, konservimin e elementëve arkitektonike, si dhe konservimin e pikturës murale (afresk). Sipas grafikut të punimeve do të vazhdojë konsolidimi i mëtejshëm i mureve, si dhe mbulimi i çatisë duke arritur edhe synimin e ndërhyrjes për vlerësimin dhe evidentimin e tyre. Më pas do të vazhdohet me konservimin e plotë të pikturës murale. Punimet sipas grafikut parashikohet të përfundojnë në muajin shtator 2007.
Edhe ky investim i radhës është në kuadrin e kontributit të Krye- piskopit + Anastas për ruajtjen e tra- shëgimisë kulturore në Shqipëri, si dhe të ringjalljes së pasurisë shpir- tërore.
Për Bërthamën e Trashëgimisë
Kulturore
Përgatiti: Ark. Rest. Joan
Stratobërdha
NËN RESTAURIM PARAKLISIISHËN KOZMAIT DHE PJES A E MBETUR
E KISHËS SË SHËN MARISË NG JITUR ME TË
K
ompleksi i manastirit përbëhej
nga kisha (katholikoni), ko-
nakët e manastirit që mbyllnin anën
veriore dhe lindore të oborrit, kishës
së Shën Marisë në anën jugore të
katholikonit (ndërtim i vitit 1782) një
paraklis ndërmjet dy kishave, ku u
vendosën reliket e Shën Kozmait
dhe një qenotaf, ku ishin vendosur
eshtrat e tij.
Në fillim të shekullit XX, nga
vërshimi i lumit të Semanit u për-
mbyt i gjithë manastiri: kisha u
mbush me aluvione deri në lartësinë
2,5 m nga dyshemeja, konakët e
manastirit funksiononin vetëm me
katin e sipërm të tyre, ndërsa nga
kisha e Shën Marisë mbeti muri
verior dhe një pjesë e murit lindor.
Gjatë periudhës së diktaturës
komuniste manastiri u braktis dhe
ato pak pjesë të konakëve që kishin
mbetur u shkatërruan në vitin 1986.
Gërmimet arkeologjike, që u
kryen gjatë viteve 1995-1996, sollën
të dhëna me shumë interes për
paraklisin e Shën Kozmait, për tipo-
logjinë e konakëve të manastirit dhe
për elementet e kishës së Shën
Kozmait dhe atë të Shën Marisë.
Në paraklisin e Shën Kozmait,
që ndodhet ndërmjet kotholikonit të
manastirit dhe kishës së Shën Ma-
risë, në murin jugor të tij, u zbulua
një afresk që paraqiste Shën Koz-
main në këmbë. Gjendja e afreskut
ishte e keqe dhe, përveç kësaj ku-
shtet e ruajtjes, në prani të theksuar
lagështie, ishin të papërshtatshme.
U vendos që ky afresk të shkëputej
dhe të rivendosej kur të merreshin
masa për të krijuar një ambient të
përshtatshëm.
Kati përdhe i konakëve të mana
stirit përmban një harkadë të gurtë,
që zhvillohet gjatë gjithë gjatësisë së
ndërtesës.
Gërmimet në kishën e Shën Ma-
risë zbuluan gjithë faqen veriore të
saj, e cila është e veshur me pikturë
murale. U zbulua gjithashtu dhe një
pjesë e mirë e dyshemesë, e shtru-
ar me pllaka guri e mermeri. Nga
ana tipologjike kisha e Shën Marisë
ka qenë një bazilikë e mbuluar me
tavan druri, tip ky tepër i përhapur
në krahinën e Myzeqesë gjatë
shek. 18-19.
Për sa i përket katholikonit të
manastirit, gërmimet arritën deri në
dyshemenë fillestare të tij, duke
nxjerrë në dritë të gjithë volumin e
vërtetë të ndërtesës. Kisha i përket
tipit bazilikal me kupolë dhe me
apsida anësore, tipar ky i kishave
monastike.
Gjatë viteve 1996-2000 u krye
një vëllim i madh punimesh konso-
liduese dhe restauruese në komplek-
sin e manastirit. Këto punime u për-
qendman në restaurimin e kotholiko
nit dhe në ndërtimin e një sistemi
drenazhimi të thellë për grumbullimin
dhe largimin e ujërave nëntokësore
dhe sipërfaqësore jashtë territorit të
manastirit nëpërmjet një sistemi
pompimi. Punimet e restaurimit nuk
u shtrinë edhe në pjesët e tjera të
manastirit: paraklisin e Shën Koz
mait dhe në kishën e Shën Marisë,
të konakëve etj.
Meqenëse paraklisi i Shën
Kozmait dhe kisha e Shën Marisë
lidhen ndërmjet tyre jo vetëm histo-
rikisht dhe tipologjikisht, por dhe nga
ana konstruktive, ndërhyrjet në të
dy ndërtesat po kryhen njëkohë-
sisht.
Ndërhyrjet restauruese filluan
në muajin prill. Këto ndërhyrje kanë
për qëllim konsolidimin e struk-
turave, konservimin e elementëve
arkitektonike, si dhe konservimin e
pikturës murale (afresk). Sipas
grafikut të punimeve do të vazhdojë
konsolidimi i mëtejshëm i mureve,
si dhe mbulimi i çatisë duke arritur
edhe synimin e ndërhyrjes për
vlerësimin dhe evidentimin e tyre.
Më pas do të vazhdohet me konser
vimin e plotë të pikturës murale.
Punimet sipas grafikut parashikohet
të përfundojnë në muajin shtator
2007.
Edhe ky investim i radhës është
në kuadrin e kontributit të Krye-
piskopit + Anastas për ruajtjen e tra-
shëgimisë kulturore në Shqipëri, si
dhe të ringjalljes së pasurisë shpir-
tërore.
Për Bërthamën e Trashëgimisë
Kulturore
Përgatiti: Ark. Rest. Joan
Stratobërdha