Nektar shpirtëror
Ava Zinoni dhe kreshmuesi
Jetonte dikur në një qytet të vogël një njeri që kreshmonte shumë, aq sa të gjithë e quanin dhe e lavdëronin si kreshmuesin më të madh. Fama e tij arriti deri tek ava Zinoni. Atëhere avai e thirri atë pranë tij dhe ai i vajti. U përshëndetën dhe u ulën së bashku. Avai filloi punën e tij të zakonshme dhe ora kalonte me një qetësi të plotë.
Kreshmuesi, duke mos mundur dot të flasë, filloi të mërzitet dhe të bëhet nervoz. Më në fund, nuk duroi dot më dhe iu drejtua avait e i tha:
– Uratën tuaj, ava, se do të iki.
– Përse, – e pyeti avai?
– Ndjej një shtrëngim në zemër dhe nuk e di se ç’më ndodh. Kur isha në botë kreshmoja deri në mbrëmje dhe nuk ndjeja ndonjë vështirësi, ndërsa këtu nuk duroj dot.
– Në botë, – iu përgjigj avai, – ushqeheshe nga veshët. Të ushqenin lavdërimet e njerëzve. Shko, pra, larg nga lavdërimet dhe të punosh për virtytin fshehtësisht e me mundim.
Andoni i madh dhe gjuetari
Një gjuetar, ndodhi ta shihte Andonin e Madh të bënte shaka më fëmijtë e tij shpirtërorë dhe u çudit. Oshënari, duke e këshilluar që të mos gjykonte, i tha:
– Pa tendose harkun tënd…
Gjuetari iu bind. Oshënari i tha përsëri:
– Tendose edhe më tepër.
Gjuetari iu bind e atëhere Shën Andoni iu drejtua përsëri:
– Tendose edhe më.
Pas kësaj gjuetari u ankua, se po ta tendoste akoma më tepër harkun, ai do të thyhej.
– E njëjta gje do të ndodhë edhe me vëllezërit murgjër, – i tha atëhere oshënari, – sepse ata përpiqen rreptësisht e me këmbëngulje për virtytet dhe kanë nevojë edhe për pushim.
Të përpiqemi t’i duam të gjithë njerëzit… Të duam plagën dhe atë që na e shkaktoi. Ai qëndron i fshehur ndërmjet atyre që na urrejnë. Nuk mund të bëhesh banesë e Krishtit, nëse nuk do të duash ata që e mbajnë fshehurazi dhe, nëse zemra jote nuk do të bëhet një qiell i vogël i dashurisë.
Shën Arseni