Kujdesi i Perëndisë
Një kallogjer i ri kishte lënë nënën e tij dhjamë të varfër. Dikur në vendlindjen e tij ra uri e madhe dhe murgu i shqetësuar për nënën e tij vuri pak bukë në torbë dhe u nis për në fshat. Rrugës dëgjoi një zë që i thoshte:
– Kush kujdeset për atë grua, unë apo ti?
I riu shpresëtar e kuptoi gabimin e tij. Ra në gjunjë dhe i kërkoi falje Perëndisë.
– Zot, Ti kujdesesh gjithmonë për krijesat e Tua, – thoshte murgu me lot në sy.
Pastaj u kthye i qetë në qelinë e tij. Pas i ri ditësh vajti për ta parë nëna e tij, e ngarkuar me një torbë të rëndë.
– Një kallogjer i panjohur kaloi pardje nga shtëpia dhe më la këtë grurë. Ta solla për të bërë disa bukë për vete dhe për mua, i tha nëna.
Murgu falënderoi Perëndinë me lot mirënjohjeje. Që atëherë nënën e tij ia besoi kujdesit të pafjetur të Perëndisë.
Me bashkëudhëtar Perëndinë
Një murg i ri, pak kohë pasi kishte braktisur botën (d.m.th. ishte bërë kallogjer), u pushtua nga dëshira për të parë prindërit e tij. I kërkoi leje Jerondit për të shkuar për disa ditë në vendlindjen e vet. Jerondi, duke parë dobësinë e vartësit të tij, psherëtiu thellë dhe i tha:
– Unë të lejoj, biri im, por kije mirë parasysh këtë që po të them: Kur more rrugën nga vendlindja jote për të ardhur këtu, kishe me vete bashkëudhëtar Perëndinë. Duke marrë rrugën që këtu për në vendlindjen tënde do të jesh krejtësisht i vetëm.
Marrë nga libri “Jerondikon”
Fjalë të arta
Shën Joan Gojarti:
“Ai që ka ndërgjegje të pastër, ai që bën vepra të mira dhe të pëlqyera nga Perëndia, ka gjithmonë gëzim dhe paqe brenda vetes”.
Avva Isaia:
“Ai që nuk punon, nuk merr rrogë! Doni rrogë? Punoni. Doni rrogë nga Perëndia? Punoni për Perëndinë”.
Avva Marku, asketi:
“Mos u bë nxënës i atij që ka zakon t’i thurrë lëvdata vetes, që të mos mësosh mendjemadhësinë në vend të përulësisë”.