Prej më se 70 vjetësh regjimi komunist i kishte mbyllur në ish-BS objektet kryesore të kultit të Kishës ruse. Por, era e re e demokracisë, së bashku me shkatërrimin e komunizmit, rihapi edhe dyert e këtyre kishave.
Kështu, në Lenigrad u rihap kisha e madhe e Issakiut, e cila prej 70 vjetësh ishte kthyer në muze të shkencave fizike, ndërsa në Moskë iu kthyen klerit orthodhoks kishat brilante brenda Kremlinit, të kthyera në muze.