Në rrezik shkatërrimi 800 ikona në Muzeun Historik Kombëtar
Prej 5 vitesh në kushte kritike.
Temperaturat në verë
deri 50 gradë.
Për 3 milionë lekë rrezikohen afro 800
ikona në Muzeun Historik Kombëtar. Nuk
flitet për kushte sigurie. Nga vjedhja janë
mëse të mbrojtura në muze. Por specia-
listët e ikonografisë japin alarmin për
kushtet ku mbahen këto objekte që prej 5
vitesh. “Gjendja është jashtëzakonisht
alarmante. Aty ka ikona me vlera që
rrallëkush i njeh, vepra që mund të
konkurojnë edhe Çimabuen apo Leonar-
don ”, thotë Mustafa Arapi, shef i Depar-
tamentit të Artit në Institutin e Monu-
menteve të Kulturës. Këto objekte ruhen
në dy ambiente të muzeut, në pavijonin e
ikonografisë, që është i vizitueshëm dhe
në magazinën ku ruhet fondi me rreth
700 ikona. Pavijoni i ikonografisë (me
rreth 100 ikona) ndodhet në katin e
fundit të muzeut, i nënshtruar gjithmonë
prej kapriçove të motit. Për shkak të
tarracës në muajt e nxehtë të verës
temperaturat shkojnë deri në 50 gradë,
ndërsa në dimër ulen maksimalisht. Që
prej kohës kur është ngritur ky pavijon,
ikonat që ekspozohen në të, të shekullit
XV e deri në shekullin XIX nuk i janë
nënshtruar ndërhyrjeve restauruese dhe
ç ’është më kritike nuk kanë qenë kurrë
në kushte të kondicionuara. Që prej
largimit të tyre nga kishat ku ishin
vendosur dikur, një pjesë e madhe e
këtyre ikonave janë mbajtur magazinave
dhe kanë shëtitur nga një magazinë në
tjetrën për shkak të sigurisë dhe kushteve
të mirëmbajtjes. Mustafa Arapi, thotë se
lëvizja e herëpashershme, dhe tempera
turat e luhatura janë dëmtuesit më të
rëndë për këto objekte. “Dëmtimet që
vijnë për shkak të luhatjes së tempera-
turës dhe përqindjes së lagështirës, nuk
janë të dukshme që në momentin e parë.
Por dëmtimi është i pallogaritshëm ”,
thotë ai, ndërsa shpjegon se temperatura
ku duhen ruajtur duhet të jetë gjithmonë
konstante 18 gradë, ndërsa përqindja e
lagështirës 40%. E kjo në kushtet e
muzeut nuk ndodh asnjëherë. Sistemi i
mikroklimës ka mbetur ende projekt, që
prej 5 vitesh. Për ta pasur këtë, muzeut i
duhet vetëm një fond prej 3 milionë lekësh.
Pas kësaj, urgjente mbetet ngritja e një
laboratori restaurimi, që specialistët të
kryejnë ndërhyrje restauruese herë pas
here. Drejtori i muzeut, Moikom Zeqo,
thotë se asnjë objekt nuk është në gjendje
kritike, por specialisti i IMK, Arapi thotë
se të paktën 10 ikona kërkojnë ndërhyrje
emergjente. Dëmtimi në to është në
shkallën maksimale.
(Marrë nga suplementi “Milosao”,
i Gazetës Shqiptare)