EmailFacebookKontakt

Në proces rindërtimi edhe 4 objekte të tjera arsimore

Prej kohësh ju kemi njohur me kontributin e veçantë të Kishës sonë për rehabilitin e objektëve të arsimit publik në anë të ndryshme të Shqipërisë. Kriza kosovare, që e rriti përtej kapaciteteve normale numrin e nxënësve, si dhe moskujdesja shumëvjeçare, kishin bërë që shumë nga ato t’i ngjanin shumë pak institucioneve të vërteta edukative. Në këtë proces u angazhua e dha një kontribut të qenësishëm edhe Zyra Shërbimi i Dashurisë e Kishës, në bashkëpunim me ACT, zyrë e emergjencave pranë Këshillit Botëror të Kishave. E gjithë kjo veprimtari, u krye nën kujdesin e veçantë të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas.

Për 6-mujorin e dytë të këtij viti janë në një fazë të përparuar, disa pranë përurimit, 4 objekte.

Kështu, në fshatin Shën Jon, pranë Elbasanit, u krye rehabilitimi i shkollës fillore, ndërsa në Tiranë po punohet në kopshtin nr. 14 të Laprakës, në atë nr. 34 të Kombinatit, si dhe në objektin më të madh për nga impenjimi, në shkollën 8-vjeçare “Konfereca e Pezës”.

Përveç punimeve, në këto institucione arsimore do të jepen edhe pajisje për klasat e kabinetet.