EmailFacebookKontakt

Në prag të Krishtlindjes intensifikohet lutja për pushimin e konfliktit civil në Ukrainë

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë me këmbëngulje i rikthehet (28.8.2024): “Persekutimet, burgosjet, përdhosjet e vendeve të adhurimit, konfiskimet e kishave të hirshme dhe manastireve përbëjnë akte brutale. Bëhen ato krime edhe më të neveritshme, kur imponohen nga Organe Legjislative shtetesh demokratikë.

Ligji më i fundit 8371/ 24.8.2024, i sanksionuar nga Parlamenti i Ukrainës qartazi synon në zhbërjen e Kishës kanonike të Ukrainës. Me këtë mënyrë përndiqen miliona besimtarë Orthodhoksë Ukrainas, episkopë të shumtë në numër, priftërinj, mugj dhe murgesha, që janë nën drejtimin e mitropolitit Onufri, të gjithë pjesëtarë të “Një Kishe Katholike dhe Apostolike”.

Sipas fjalëve të Apostull Pavlit “edhe në qoftë se, gjithë pjesët vuajnë bashkë me të” (1 Kor. 12:26), duke bashkëvuajtur edhe ne me vëllezërit tanë në përndjekje, lutemi thellësisht për pushimin e akteve të luftës, që plagosin gjithë popullin ukrainas pa përjashtim, anullimin e këtij ligji absurd, mbizotërimin e paqes dhe unitetit të Orthodhoksisë, në mënyrë që mund t’i përgjigjet dëshmisë së saj në mbarë botën”.

Korresp. i “Ngjallja”