EmailFacebookKontakt

“…ne pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm që t’i falemi”

“…ne pamë yllin e tij në Lindje
dhe erdhëm që t’i falemi”
– Nga Ungjilli sipas Mattheut 2:1-13-

Dhe si lindi Jisui në
Vithlehem të Judesë, në
kohën e mbretit Irodh, ja,
disa magjistarë nga Lindja
erdhën në Jerusalem, duke
thënë: Ku është mbreti i
Judejve që ka lindur?
Sepse ne pamë yllin e tij
në Lindje dhe erdhëm që
t’i falemi. Dhe kur dëgjoi
këtë mbreti Irodh u trondit
dhe bashkë me të, gjithë
Jerusalem!. Dhe si mblodhi ί
gjithë kryepriftërinjtë dhe
shkruesit e popullit, pyeti
që të merrte vesh prej tyre i
ku duhej të lindte Krishti.
Dhe ata i thanë: Në
Vithlehem të Judesë; sepse
kështu është shkruar me
anë të profetit: “Dhe ti
Vithlehem, tokë e Judesë,
nuk je aspak më i vogli
ndërmjet të parëve të Judës,
sepse prej teje do të dalë
një i parë, që do të kullosë
popullin tim Izrael.”.
Atëherë Irodhi, pasi
thin’i fshehurazi magjis-
tarët, mori vesh prej tyre
saktësisht për kohën, në të
cilën ishte shfaqur ylli; dhe
duke i dërguar ata në
Vithlehem, u tha: Shkoni
dhe hetoni mirë për djalin;
dhe kur ta gjeni, më njof-
toni, me qëllim që dhe unë
të vij e t’i falem atij. Dhe
ata si dëgjuan mbretin, u
nisën; dheja, ylli që kishin
parë në Lindje shkonte
përpara tyre, derisa, me të
arritur ndaloi mbi vendin ku
ishte djali. Dhe ata, kur
panë yllin u mbushën me
gëzim shumë të madh.
Dhe me të hyrë në shtëpi,
panë djalin me Marinë,
nënën e Tij, dhe si ranë
përmbys, iu falën; dhe pasi
hapën thesaret e tyre i
dhanë dhuratat: ar, temjan
dhe miro. Dhe pasi u laj-
mëruan në ëndërr nga
Perëndia që të mos kthe-
heshin më tek Irodhi,
shkuan në vendin e tyre
nga një rrugë tjetër.