EmailFacebookKontakt

Në mitropolinë e Gjirokastrës

Shërbesa e Ngjalljes mbushi si asnjëherë tjetër kishat dhe sheshet e tyre, jo vetëm nëpër qytete, por edhe në fshatra. Klerikët e Kishës sonë, arritën të kryejnë në shumi- cën e enorive shërbesat e Javës së Madhe dhe Shërbesën e Ngjalljes së Zotit tonë Jisu Krisht.

Sivjet u vu re ardhja e një numri të konsiderueshëm të emigrantëve nga Greqia, të cilët ndodhen me që- ndrim të përkohshëm dhe punësim

atje. Pjesëmarrja e tyre me devo- cion në Shërbesën e Ngjalljes e bë- ri edhe më të hareshme atmosfe- rën. Ishin me të vërtetë ditë, të cilat përshkoheshin nga një atmosferë e ngrohtë shpirtërore dhe që plotë- soheshin me gëzimin e Ngjalljes.

Në misterin e Kungatës Hyjno- re u afruan shumë besimtarë; të rinj e të reja, fëmijë dhe të moshuar,

që në emocionin e ngjarjeve dhe të pësimeve që i përjeton çdo besim- tar orthodhoks, bëhet akoma më madhështor. Dhe kjo falë punës së palodhur të klerikëve. Në të gjitha kishat, pas Shërbesës së Ngjalljes vazhdoi Liturgjia Hyjnore, të cilën e ndoqën shumë besimtarë. Atmo- sfera e ngrohtë e Ngjalljes mbushi shpirtin dhe zemrat e të gjithë be- simtarëve në Gjirokastër, Sarandë,

Himarë, Përmet, por edhe në fshatra të ndryshëm.

Në Gjirokastër, shërbesa e Epi- tafit edhe njëherë nxori në rrugët e kalldrëmta besimtarët e të dyja enorive; të ‘Metamorfozës së Shpë- timtarit” dhe të “Kryeengjëjve” dhe sipas ritit tashmë i kthyer në traditë, u bashkuan në sheshin qendror, duke gjallëruar gjithë qytetin.

Litania e Epitafit po aq e bukur ishte edhe në Sarandë, ku dritat e llambadhave mbushën atë natë të së Premtes së Zezë gjithë bregun e detit dhe sheshin e qytetit.

Ngjallja e Zotit tonë Jisu Krisht në Përmet, në Kishën e Lindjes të së Tërëshenjtës në qendër të qyte

tit, por edhe në kishat e tjera, mblo- dhi qindra besimtarë dhe u bë në atë moment një pikë, që shkëlqente për të gjithë zonën përreth.

Në të dyja gjuhët, shqip dhe greqisht, vendi u mbush me psal- met “Krishti u Ngjall së vdeku- rish…” atë natë si edhe në ditët në vazhdim. Eshtë një traditë e bukur në shumicën e fshatrave tona, që njerëzit gjatë gjithë javës së Pashkës ngjiten në manastiret e zonës sonë, por edhe në kishëza të ndryshme përreth.

Kremtimi i kujtimit të Shën Gjergjit ishte një tjetër festë e madhe, pasi një mori kishash në të gjithë trevën festojnë me këtë shenjtor, për të vazhduar kështu atmosferën paskale edhe të Hënën, me të njëjtin ritëm dhe gjallëri. U ndoq nga të gjithë besimtarët edhe Shërbesa madhështore e Ngjalljes në kishën “Ungjillëzimi i Hyjli- ndëses” në Tiranë, nën kryesimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit. Në të gjitha eno- ritë e Gjirokastrës u lexua mesazhi paskal i Kryepiskopit Anastas.

Korrespondent igazetës “Ngjallja”