EmailFacebookKontakt

Në manastirin e Shën Marenës

Larg qytetit të bukur të Po- gradecit, thellë në Mokër afër fsha- tit Llëngë, ndodhet manastiri i hir- shëm i Shën Marenës. Pas rreth 2 orësh udhëtimi me makinë arrihet deri te vendi i quajtur Kryqi, ndër- sa më pas ecet më këmbë për afro gjysmë ore përmes një monopati derisa arrin në manastir. Pikërisht kjo rrugë më këmbë, “rruga e mu- ndimit të shenjtores”, kalohet me shumë kujdes jo vetëm për vështi- rësitë e saj, por sepse afrohesh atje duke medituar për çlirimin e shpirtit tënd nga mëkatet e tundimet e ndry- shme, si edhe për qetësimin shpir- tëror vetjak.

Nga pozicioni natyror, nga pikë- pamja klimatike dhe shëndetëso- re… nga vendndodhja në një lartësi dhe i rrethuar nga male, mbushur me lisa dhe veçanërisht me pisha, nga uji i shumtë kristal e i ftohtë, që buron ngado, si dhe nga ajri i pas- tër, plot oksigjen dhe aromë lulesh …mbushesh me frymë dhe kënaqet me të vërtetë shpirti i besimtarit, pelegrinit që është nisur për atje.

Gurgullima e burimeve, por ve- çanërisht e lumit Shkumbin që buron poshtë pllajës së manastirit, në këmbët e maleve përreth, cicë- rimat melodike të zogjve… formoj- në aty një kor natyral, i cili kur ba- shkohet dhe me zërin e meshtarit në kishë madhëron bindshëm Krijuesin e gjithësisë për tërë çka krijuar, për diturinë dhe urtësinë e Tij, lartëson shpirtin para fronit të lavdisë dhe të bën, sado indiferent që të jesh, të gjunjëzohesh para Atij e të thërrasësh “I madh je, o Zot dhe të mahnitshme janë veprat e tua….”

E pra, ky manastir i vogël e pik- toresk, më 30 të korrikut (sipas ka- lendarit të vjetër), panajirizon kujti- min e zonjës së tij, dëshmores Shën Marenë.

Që një ditë më parë populli shpresëtar i Pogradecit dhe bano- rët e zonës përreth, pa dallim feje, fillojnë të nderojnë kujtimin e saj.

Rruga, vërtet është e gjatë dhe e lodhshme, por nuk ka fjalë që të mund të tregojë kënaqësinë dhe qetësinë shpirtërore që ndien çdo- kush pas kësaj lodhjeje. Dhe …sa vlen ajo lodhje para kurajës dhe fuqisë shpirtërore që fiton njeriu në këtë vend të shenjtë?

Dhe …populli vazhdoi të vinte derisa u err, ndërsa kambana e manastirit me ëmbëlsinë e saj u uronte të gjithëve mirëseardhjen. Nuk mund të përshkruhet devot- shmëria e besimtarit dhe shpresa me të cilën besnikët i luteshin shenjtores që të ndërmjetësojë pranë Fuqimadhit Zot për nevojat e tyre.

Në prani të besimtarëve u krye Shërbesa e Mbrëmësores. Pas saj filloi festimi popullor me këngë e valle, pothuaj deri në të gdhirë. Gëzimi qe i madh, sepse edhe shu- mica e vizitorëve të ardhur ishte në një moshë të re, madje shprehnin hapur besimin te Zoti,… pa lloga- ritur këtu familjet e shumta të sistemuara brenda në kishë, në çadrat në pllajë dhe në konakët e manastirit.

Përmendim familjet e Vasil To- pallit, Niko Tonës, si dhe familjen Sulollari, të cilët nuk lënë vit e rast pa ardhur për t’u lutur në këtë vend të shenjtë. Po kështu me shpresëtari të madhe lutet edhe pasardhësja e

Kokoneshëve të Llëngës, Zografa Kokthi e shumë e shumë të tjerë.

Kisha e ndërtuar në shek. 17-18, është e ndarë dhe me një pronaos dhe është e pikturuar e tëra shumë bukur, me një konceptim të zgjidhur drejt të ngjarjeve të Dhiatës së Vjetër e të Re, por edhe me jetën e martires Shën Marenë. E kanë pikturuar zografët e dëgjuar Ko- nstandin e Athanas Zografi, bij të kësaj krahine. Për fat të keq iko- nostasi origjinal u vodh vitet e fu- ndit, por dhe ikonat e vjetra nuk dihet se ku kanë përfunduar. Ndër- sa muraleve s’kishin ç’t’u bënin (përveçse t’i dëmtonin); prandaj ato mbeten e vetmja dëshmi kon- krete e artit dhe e kulturës së ven- dit, por theksojmë, se… me kalimin e kohës edhe ato po humbasin ngjyrat e tyre. Duhet një restaurim total i këtij manastiri të shenjtë.

Siç është e shënuar në hyrje të kishës, kontributin më të madh në ngritjen e saj e kanë dhënë banorët e Llëngës, Niçes e të Grabovës, të cilët ende dhe sot janë nderuesit më

të parë e më të shumtë të kësaj shenj- toreje. Por nuk mund të harrohen dhe besimtarët vendës nga Ondishti, Dunica, dy Çezmat, Pevelani…

Në mëngjes, ditën e kremtimit, në kishën e mbushur me besimtarë u krye me madhështi Liturgjia Hyjnore e kryesuar nga atë Todi Jovan, administrator i manastirit dhe me pjesëmarrjen e atë Vasil Skordilevës dhe të atë Pirro Degër- menit, të cilët u shoqëruan nga psaltët Vasil Jovan dhe Nasi Tona.

Theksojmë se gjatë predikimit nga atë Todi u kujtuan dhe prif- tërinjtë që kanë shërbyer që herët në këtë manastir, si atë Kosta, atë Grigori, atë Andoni, atë Dhimitër Kokoneshi (më vonë kryepiskop Damianoi), atë Ristoja,

Qëndron para kishës së Shën Marenës dhe mahnitesh nga bu- kuritë natyrore që ke përpara. Për- ballë sheh majat shkëmbore, që nga Guri i Llëngës, Guri i Topit dhe Gje- ma, me lartësi nga 1800 e deri 2300 metra, të mbuluara me pyje, dhe ku tek-tuk të zë syri ndonjë pllajë të mbuluar me bar….(dhe shumica e tyre dihet se janë pronë e mana- stirit). Pra ndodhesh në një si gropë, mes malesh të larta, ku burimet e shumta të ujit gurgullojnë, ku lumi i Shkumbinit buron në këmbët e këtyre maleve. Këtu janë të shum- ta guvat e shpellat në shpatet e the- pisura. Nga këto veçojmë Burimin e Ajazmës poshtë manastirit, edhe pak më tej Shpellën e Shën Mare- nës, ku sipas gojëdhënave është shfaqur shumë herë dëshmorja.

Pas mbarimit të meshës dhe pas vizitës tek Ajazma dhe Shpella (ku merret uji dhe gurët shërues), secili niset për t’u kthyer në shtëpi plot sadisfaksion, sepse plotësoi një detyrë të shenjtë ndaj vetes dhe Shën Marenës… gjithnjë me shpre- sën e mbrojtjes së saj nga çdo nga- sje e rrezik, duke shpëtuar e qetësu- ar kështu shpirtin e vet.

“Të na mbrojë Shën Marena dhe nga mot më mirë”, është urimi i pelegrinëve që largohen nga ky manastir, në dukje i vogël, por mjaft i begatë dhe aq më tepër mjaft i për- mendur për mrekullitë e kësaj shenj- toreje, jo vetëm në zonë, por edhe më tej.

Kristofor Beduli