Një marinar i ri, ende pa përvojë në lundrimet detare, mori një ditë urdhër nga kapiteni i anijes që të ngjitej lart në direk. – Në fshatin tim u qepesha majave më të larta të pemëve dhe të mos i qepem direkut? – mendoi marinari… dhe filloi të ngjitej. U ngjit shumë lart, por sa hodhi vështrimin poshtë, në detin që shkëlqente dhe ndjeu paqëndrueshmërinë e direkut, humbi gjakftohtësinë dhe filloi të dridhej.
– Mos shiko poshtë, mbaje vështrimin gjithnjë lart, – dëgjoi zërin kumbonjës të kapitenit. Marinari i ri iu bind, turbullira i kaloi dhe arriti në majën më të lartë.
Shiko gjithmonë lart, nëse do të ngjitesh lart! Poshtë është bota, paqëndrueshmëria e jetës, pasqyrimi i mëkatit, që me zjarret verbuese errëson qartësinë e kristaltë të mendimit të pastër. Gjithmonë lart!