Në kuadrin e krizës ekonomike që ka goditur Evropën
RASTI KRITIK
IKRIZËS
t Anastasi
Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë
T
ema kryesore e kohëve të fundit, është kriza ekonomike. Ajo zakonisht shoqëro- het nga një gjendje shpirtërore e nderur, melan- koli dhe pesimizëm. Megjithatë kriza mund të kthehet në rast vendimtar për të zbuluar thesare të fshehura të vlerave të Kishës sonë. Këto na japin mundësinë të shkojmë drejt një ecurie pozitive. Por për këtë, kërkohet mbi të gjitha një autokritikë serioze. Për fatin e keq, kuptimi i fjalës krizë ka degraduar. Në vend të çojë në njohjen e ndershme të gabimeve tona, ai për- doret për të theksuar gabimet e të tjerëve.
Bashkë me përgjegjësitë, që nuk vihen në dyshim, të lidershipit politiko-financiar, duhet të ndërgjegjësohemi për gabimet që kemi bërë vetë si bashkësi shoqërore, si edhe për ato personale. Sigurisht, jo të gjithë (dhe kjo kuptohet) kanë të njëjtën përgjegjësi. Pjesa më e madhe e popullit në Greqi është viktimë dhe nuk ka përfituar nga mirëqenia e parave të siguruara nga huat e marra. Por nëse sondojmë me një vështrim depërtues, pjesa më e madhe nga ne do të zbulojë edhe gabime apo mangësi indi- viduale: ekzistojnë rrethana kur nuk iu kundër- vumë mungesës së kontrollit dhe shkeljes flagrante të ligjit.
Por vetëm autokritika nuk mjafton. Nevo- jitet pendim. Për shumë veta, kjo fjalë tingëllon mjaft “fetare”, e kapërcyer. Megjithatë, mbe- tet bashkëkohore dhe revolucionare në mënyrë diakronike – që atëherë kur Krishti e shfaqi si bërthamë të Ungjillit të Tij: “Pendohuni”- ndry- shoni mendje, sjellje, mënyrën me të cilën kundronijetën. Vetëm me ndryshimin e mendjes dhe të zemrës mund të ndalojmë zakonet dhe pasionet që e kanë sëmurur shoqërinë tonë: gënjeshtrat në variantet e ndryshme të tyre, vjedhjen e drejtpërdrejtë ose të tërthortë dhe përvetësimin e paligjshëm, luksin, dashurinë e sëmurë për veten, mungesën e masës, mashtri- met e vockla, evazionin fiskal të vogël apo të madh, gjëra të cilat arritën deri aty sa të konsi- derohen “një e keqe e domosdoshme” ose në mënyrë më cinike “të domosdoshme për të mirën tonë”.
Mbi të gjitha, është koha të rikujtojmë se u treguam indiferentë për edukimin e drejtë të
fëmijëve dhe të rinjve tanë dhe nuk dhamë shembullin e duhur. Në vend të një arsimimi të vërtetë, mbizotëroi përdorimi i teknologjisë dhe mësimi përmendsh i disa dijeve. Fraza e Eliotit kumbon në mënyrë apokaliptike: “Ku është njohja, që e humbëm me informimin?”. Pjesa më e madhe e masmedias, duke pasur kriter kryesor fitimin, konkurruan të promovojnë shembujt negativë. Heshtën – në ato raste kur nuk i ironizuan ndershmërinë, vetëpërmbaj- tjen, durimin dhe vetësakrificën. Këto, duk- shëm apo me mënyrë subkoshiente u konside- ruan shumë fetare, të përshtatshme për epoka të tjera dhe jo për epokën e kapitalizmit ekzi- stencial, që adhuron paranë, vetëkënaqjen, pu- shtetin dhe suksesin e jashtëm.
Pra, kriza e sotme financiare është pasojë e degradimit të vlerave morale dhe shpirtë-
rore. Në mënyrë te veçantë, është lënë në ha- rresë fakti se këto vlera shpirtërore të rajonit tonë lulëzuan nga kultivimi i traditës së krishte- rë orthodhokse. Dostojevski kishte nënvizuar se: “Nëse nuk ka Perëndi, të gjitha lejohen”. Këtë besim orthodhoks disa qarqe të caktuara e kanë nënvleftësuar me snobizëm. Kërkuan të çrrënjosin moralin e saj, duke ruajtur vetëm disa “zakone fetare” të jashtme. Dhe në mënyrë cinike shtuan: “Nëse ende ekziston Perëndia, thuajse gjithçka lejohet”.
Megjithatë, kriza që na stërmundon, nuk është, për fatin e mirë, “mallkim”. Përbën një rast të veçantë për të gjetur veten tonë më të mirë dhe më të thellë. Nga ana tjetër, nuk është hera e parë që rajoni ynë kalon kriza të tilla. Gjatë krizave të mëparshme u shfaqën virtyte të rralla, të fshehura brenda zemrës së popullit: rezistenca, sedra e mirë, burrëria, besimi te Perëndia, pasja e një shpirti të përbashkët, solidariteti, optimizmi, humori dhe buzëqeshja. Dhe me këto u kapërcyen vështirësi të njohura e të panjohura. Këto edhe sot përbëjnë anti- korpe të vyera ndaj priijeve ligështuese të trupit tonë shoqëror.
Të tjerë, kompetentë në çështjet financiare dhe politike, kanë paraqitur rrugët e daljes nga kjo sprovë. Personalisht, besoj se për t’u ka- përcyer në mënyrë esenciale kriza më e gjerë morale dhe shpirtërore që ka dalë në pah, kërkohet kryesisht të rishikojmë mënyrën e mendimit dhe të sjelljes, me udhërrëfyes parimet e përjetshme të krishtera: besimin, shpresën, dashurinë. Dhe “dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën” (1 Jn. 4:18). Këto paso- hen nga rimëkëmbja e përgjithshme.