EmailFacebookKontakt

Në kishën e Shën Gjergjit-Fier

Grupe njerëzish të buzëqeshur sheh që herët në mëngjes e deri në darkë vonë që hyjnë e dalin në kishën e Shën Gjergjit të Fierit. Janë shumë të gëzuar e të kënaqur për këtë dhuratë të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit, Prof. Dr. Anastasit, kishën e tyre të dashur që kaq kohë e kishin ëndërruar fu rikthehej. E shembi Satanai kishën, këtë simbol të Frymës së Shenjtë, këtë pasuri shpirtërore të fierakëve, por ja erdhi koha, erdhi demokracia dhe Fryma e Shenjtë triumfoi mbi Satanain, besimtarëve ju ndërtua kisha dhe gëzimi qe i papërmbajtur. Ata nga ndjenja e gëzimit, respektit dhe e besimit, flasin fjalët më të mira e urimet më të mëdha te Zoti, Perëndia ynë. Sa të dashur janë këta njerëz, të etshëm për mësimet e shenjta, për fjalën e Perëndisë, mesazhin e jetës.

Mësimet e Shenjta ndriçojnë mendjet dhe zemrat e besimtarëve fierakë të mjegulluara nga mësimet e Satanait, duke sjellë shpresë për jetën. Kjo ka bërë që numri i besimtarëve të shtohet nga dita në ditë dhe bashkë me ta të shtohet besimi, respekti dhe dashuria ndaj Kishës.

Rrapi Bardhi – Fier