EmailFacebookKontakt

Në Jerontiko tregohet ngjarja e mëposhtme

Në Jerontiko tregohet ngjarja e mëposhtme:
“Një vëlla i Skitit ra në një rast në gabim. Atëherë
u bë mbledhja e vëllezërve ku ftuan edhe ava
Moisiun për të marrë pjesë. Por ai nuk pranoi të
vijë. Atëherë presviteri i skitit dërgoi një lajmës për
t’i thënë: “Eja se po të presim të gjithë”. Atëherë
ava Moisiu shkoi në mbledhje duke mbajtur mbi supe
një kosh të shpuar të mbushur me rërë. Etërit që e
takuan të parët e pyetën: “Çfarë është kjo që po bën
atë i nderuar?”. “Mëkatet e mia janë, – u përgjigj ati,-
që shkasin prapa meje dhe unë nuk i shikoj. Megjithatë
ja ku erdha sot këtu për të gjykuar mëkatet e të
tjerëve!”. Kur dëgjuan këto etërit nuk i thanë asgjë
vëllait që donin ta gjykonin dhe efalën.”
Korresp. i “Ngjallja”