EmailFacebookKontakt

Ne e bashkuam zërin tonë për paqe dhe pajtim…

T

ë gjithë besimtarët në Shqipëri për dekada kanë vuajtur një per- sekutim ekstrem dhe veçanërisht midis viteve 1967-1990, një nga persekutimet më të egra të historisë. Pas rënies së regjimit komunist dhe ringjalljes së jetës fetare, ne, udhëheqësit e komuniteteve tradicionale fetare, bëmë më të mirën jo vetëm për të pasur marrëdhënie të mira dhe për të vizituar njëri-tjetrin gjatë festave të mëdha, por, për më tepër, për të zhvilluar një miqësi të sinqertë dhe bashkëpunim të harmonishëm midis nesh dhe midis komuniteteve tona fetare.

Në kohë kritike ne e bashkuam zërin tonë për paqe dhe pajtim në vendin tonë dhe në vitin 1999, i ofruam strehim, ndihmë dhe dashuri

Ne shpresojmë, sëpart, të forcojmë zërin e komuniteteve fetare nëjetën publike të Shqipërisë, ne nuk do të qëndrojmë të izoluar në rajonin tone, por do të marrim pjesë në përpjekjet globale për të krijuar një dialog ndërfetar dhe bashkëpunim për paqen botërore.

mijëra refugjatëve nga Kosova. Gjatë gjithë këtyre viteve, ne kemi punuar në mënyrë të ndërgjegjshme së bashku për liri fetare, harmoni dhe solidaritet.

Ne kemi vendosur së fundi të shprehim me anë të një strukture formale, krijimin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, atë çka ka qenë realitet nëjetë.

Në këtë mënyrë, ne shpresojmë, së pari, të forcojmë zërin e komuniteteve fetare në jetën publike të Shqipërisë, ne nuk do të qëndrojmë të izoluar në rajonin tonë, por do të marrim pjesë në përpjekjet globale për të krijuar një dialog ndërfetar dhe bashkëpunim për paqen botërore.

Me këtë rast, do të donim të shprehnim mirënjohjen tonë për ndihmën praktike dhe financiare, që ne kemi marrë nga zyrat qendrore të Feve për Paqen, seksioni i Evropës, për të realizuar këtë zhvillim struktural.

Ne do të donim gjithashtu të përshëndesim pjesëmarrësit e nderuar të këtij Simpoziumi, duke iu uruar sukses të plotë dhe mendimtari krijuese.

* * *

Themeli i çdo vendimi të përbashkët për një bashkekzistencë paqësore midis komuniteteve fetare, më tej edhe me grupe jo-fetare, mund dhe duhet të bazohet mbi respektin për Deklaratën e të Drejtave të Njeriut dhe atë për lirinë e ndërgjegjes. Në ditët tona, si studiuesit e krishterë ashtu dhe ata islamikë i aprovojnë pak a shumë këto deklarata. Të gjitha komunitetet fetare duhet të kërkojnë për bazat e një antropologjie të shëndetshme nga thellësitë e doktrinës së tyre dhe nga faqet më të mira

Për t’u përballur me këtë, ne kemi nevojëpër disa gjëra që kanë kosto dhe janë të rralla: falje, pajtim, dashuri. Këto nuk mund të jenë produkt i faktorëve teknologjikë. Janë fryte të një ndërgjegjeje fetare të ndriçuar dhe tëpjekur, e cila vë në lëvizje kreativitetin dinamik të njerëzve. Në këtë nivel, kontributi i komuniteteve fetare të shëndosha është i pazëvendësueshëm.

të traditës së tyre, duke theksuar një respekt të sinqertë për çdo qenie njerëzore, për dinjitetin e personit njerëzor. Ky mund të jetë terreni në të cilin, duhet të kultivohet një Dialog Ndërfetar konstruktiv. Njëkohësisht, ne duhet të luftojmë për zhvillimin dhe mbizotërimin e këtyre principeve me anë të etikës së udhëheqjes dhe edukimit të anëtarëve tanë.

Ne, udhëheqësit e komuniteteve fetare, duhet të shkojmë më thellë në burimin e besimit tonë dhe, gjatë momenteve kritike, ne duhet të ngremë një zë të kthjellët dhe profetik, duke i ofruar dashuri të vërtetë viktimave të dhunës dhe të shmangim viktimizimin tonë për shkak të shfrytëzimit nga entitete politike, financiare ose të një lloji tjetër. Në shumë rajone, ne mund të vërejmë një radioaktivitet të madh të urrejtjes. Ky është kërcënimi më i rrezikshëm për paqen dhe bashkëjetesën paqësore, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Për t’u përballur me këtë, ne kemi nevojë për disa gjëra që kanë kosto dhe janë të rralla: falje, pajtim, dashuri. Këto nuk mund të jenë produkt i faktorëve teknologjikë. Janë fryte të një ndërgjegjeje fetare të ndriçuar dhe të pjekur, e cila vë në lëvizje kreativitetin dinamik të njerëzve. Në këtë nivel, kontributi i komuniteteve fetare të shëndosha është i pazëvendësueshëm.

Vetëm me anë të kësaj bashkekzistence paqësore të komuniteteve fetare është e mundur të arrihet një progres social i vërtetë. Të krishterë dhe myslimanë në Shqipëri, ne përpiqemi të respektojmë këto principe, për të jetuar së bashku dhe për të bashkëpunuar në mënyrë të harmoni- shme. Kthjelltësia e tolerancës fetare dhe guximi i dashurisë duhet të kapërcejnë dyshimin e verbër, i cili shkakton një zinxhir konfliktesh. Në shekullin e njëzet e njëtë, në mbarë botën dhe në veçanti në Ballkan, ne jemi të ftuar – pavarësisht komunitetit, pavarësisht prejardhjes etnike dhe fetare, në të cilën bëjmë pjesë dhe kemi lindur – të përpiqemi që të jetojmë në mënyrë paqësore, me respekt të ndërsjellë dhe solidaritet. Unë shpresoj se në këto çështje kontributi i Këshillit të sapoformuar Ndërfetar të Shqipërisë do të jetë vendimtar.

Tiranë, 27 shkurt 2007