Në 70-vjetorin e dorëzimit Episkop
Imzot Irine Banushi,
një figurë e paharruar
e Kishës sonë
Ilia (emri i Episkop Irineut para hirotonisjes) lindi në Shkodër më 18.8.1906. Ishte më i vogli i vëlle- zërve dhe i vetmi nga familja që vazhdoi studimet e larta.
Shkollën fillore dhe një klasë qytetëse i kreu në Shkollën Popu- llore. Katër klasa gjimnazi klasik i mbaroi më 1925 pranë Gjimnazit “Ilirikum” të françeskanëve, po në Shkodër. Duke ndjerë një “thirrje” të brendshme për degën e meshta- risë vazhdoi mësimet për këtë de- gë pranë Seminarit Orthodhoks të Cetinjës, të cilat i mbaroi më 1931. Prej andej, për t’u pajisur më the- llë me shkencën teologjike, ndoqi Fakultetin e Teologjisë pranë Universitetit të Beogradit, ku u diplo- mua në qershor të vitit 1938.
Po atë vit, sapo u kthye në at- dhe, u emërua nga Kryesia e Ki- shës Orthodhokse Autoqefale profesor në Seminarin Kombëtar “Apostull Pavli” dhe njëkohësisht nga Ministria e Arsimit, profesor i gjuhës latine dhe i historisë pranë Gjimnazit të Shtetit në Tiranë.
Si njeri me natyrë shumë të afruar, “i ng’itud’, ai fitoi shumë miq
Si njeri me kulturë të gjerë le- xonte shumë dhe njëkohësisht pati një aktivitet të mirë botues: shkru- ante artikuj, libra dhe përkthente. Ka bashkëpunuar me shumë artikuj në revistat e Kishës “Predikimi” dhe “Jeta Kristiane”. Një listë e shkrimeve dhe botimeve të tij jepet në fund të librit.
Si intelektual, kishte mendime përparimtare e atdhedashëse dhe për këtë arsye kur fashistët italianë erdhën në Shqipëri e ndoqën dhe në gusht 1939, siç thoshte vetë “u arrestovaprej tyre”. E mbajtën një muaj në Tiranë, e pastaj “në qytetin e Shkodrës, qëndrova i burgosur për 25 ditë dhe 4 ditë më vonë në Tiranë. Mandej u internova nëItali”. Edhe atje në internim, ai u lidh shpejt me shumë njerëz e familje, gjë që pasqyro- het në letrat e fotografitë e dhuru- ara apo të ardhura si kujtim “pro- fesorit të dashur”.
“Ardhja e okupatorit më gje- ti në Tiranë. Mbas tre muajve më burgosën rreth tre muaj dhe pastaj më internuan në katu- ndin Redodensko, provinca e
Mantovës. Arsy- en e arrestimit nuk ma treguan. Në fillim të qer- shorit 1940 më kthyen në Shqi- përi, ku më lanë të lirë dhe deri në fillim të vitit shkollor më lanë pa punë. Më ri- emëruan profesor në tre muajt e
fundit të vitit 1941 dhe punova deri më 15 janar të vitit 1942”.
Në këtë kohë, duke iu përgji- gjur një propozimi të bërë prej Kryepiskopit të atëhershëm të Kishës Orthodhokse Imzot Kri-
stofor Kissit, ai vendosi të hyjë në jetën klerikale.
Kështu, më 30.1.42 u hirotonis hierodhjakon, më 31.1.42 hiero- monak dhe arkimandrit me emrin Irine dhe më 1.2.42 episkop. U emërua me simbolikën Episkop i Apolonisë. Ceremonia u krye në Manastirin e Shën Naumit pranë Pogradecit. Deri më 7 mars të atij viti ndenji në manastir “për t’u
ushtrue në të kryeme të ceremo- nive fetare” dhemëpas vendoset në Tiranë. Në lajmet e revistës “Jeta Kristiane” Nr.1, 1942 shkruhet:
Më 8 mars 1942 orthodho-
ksët shpresëtarë të komunitetit të Tiranës, me rastin e mbë- rritjes së Hirësisë së Tij, Imzot Irineut në Kryepiskopatë, i rezervuan një pritje spontane.
Marrë nga libri
“Episkop Irine Banushi –
Martir i Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë”
e dashamirës. Ndërkaq, nuk harronte të vazhdonte edhe miqë- sitë e vjetra si ato të fëmijërisë, të shkollës françeskane (sidomos me pedagogët e tij) edhe të Beogradit. Rrethi shoqëror i tij ishte shu- më i gjerë, madje sa vinte e shto- hej.
Si njeri i apasionuar pas mu- zikës u aktivizua që në fillim në korin e Kishës Orthodhokse në Tiranë, duke vazhduar kështu pjesëmarrjen e tij të hershme në kore kishtare, të nisur që nga koha studenteske. “…Sipas ndjenjave kam prirje për muzikë vokale e aq më tepërpër atë kishtare” – shkruan vetë ai në një autobiogra- fi. Ishte këngëtar me zë të ëmbël e melodioz.