Ndihmoni
vëllezërit
nga Kosova!
Mijëra e mijëra vëllezër nga
Kosova po mbërrijnë në Shqi-
përi, të shtyrë nga valët e verbra
të luftës. Janë kryesisht fëmijë,
gra e pleq. Janë pa strehë, pa rro-
ba, pa ushqime dhe në kushte hi-
gjieno-sanitare tepër të rënda.
Ndaj duhen ndihmur. Duhet t’i
ndihmojmë të gjithë. Me sa mun-
demi.
Nëpër kishat katedrale or-
thodhokse të Mitropolive duhet
të vendosen kuti të posaçme, ku
secili besimtar të mund të hedhë
aq sa dëshiron. Gjithashtu, pranë
sektorëve socialë të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë, në Kryepiskopatën e
Hirshme në Tiranë, është e mirë-
pritur çdo ndihmë, në të holla,
ushqime, veshje, tenda, medika-
mente etj. Këto shërbime do të
interesohen që ato të shkojnë
menjëherë pranë a tyre që kanë
nevojë.
Ndihmoni vëllezërit në
nevojë! Zoti do t’ua shpërblejë!