EmailFacebookKontakt

Ndihmë për rikuperimin shoqëror dhe shpirtëror

Ndihmë për rikuperimin shoqëror dhe shpirtëror
– Kryepiskopi Anastas përuron në burgun 325, serrën e luleve, ku do të punojnë të dënuarit –
Fortlumturia e Tij u prit mjaft ngrohtë nga ata që vuanin dënimin dhe preu shiritin e serrës së re
Prej kohësh Kisha jonë është kujdesur
për ata që vuajnë dënimin në burg, duke
kontribuar në rikuperimin e tyre shoqëror
e shpirtëror. Në këtë kuadër, me kujdesin
e fondet e siguruara nga Kryepiskopi
Anastas, në burgun nr. 325, në Tiranë, u
përurua një serrë lulesh, në të cilën do të
punojnë të burgosurit.
Në ceremoni mori pjesë zv. ministri i
Drejtësisë, Drejtori i përgjithshëm i bur-
gjeve etj. Në fjalët e rastit u përshëndet
nisma e Kishës sonë dhe ‘u falenderua
Fortlumturia e Tij. Në fjalën e tij, Krye­
piskopi, duke iu drejtuar të burgosurve,
theksoi, se ata momentalisht ndodhen në
një urë, të cilën duhet ta kapërcejnë, për
t’u bashkuar me dinjitet me shoqërinë, si
njerëz plotësisht të integruar. Demokraci
të vërtetë ka kur respektohet dhe ndihmo-
het tjetri, kushdoqoftë ai.
Kryepiskopi Anastas preu pastaj shi­
ritin e përurimit dhe mbolli në mënyrë
simbolike disa lule. Më tej, u bënë vizita
në mjediset e burgut, ku u prit ngrohtë nga
ata që vuajnë dënimin, të cilët lëshuan
pëllumba dhe dhanë një program të
shkurtër artistik dhe treguan ekspozitën
e realizuar me punimet e dorës të grave të
burgosura. Në fund, kjo ditë u mbyll me
një koktej dhe besimin se bashkëpunimi
dhe ndihma do vazhdojnë edhe në të
ardhmen, sepse siç thotë Ungjilli: “…Isha
në burg dhe ju më vizituat…”.
Serra e përuruar është një konstruksion
metal” k, me xhama, mbuluar me polietilen
të valëzuar, për të mbrojtur lulet nga
rrezatimi. Meqë toka ishte argjilore, u bë
drenazhimi i saj dhe u shtrua një shtresë
zhavorri 25 cm dhe mbi të një shtresë torfe
prej 25 cm. U shtruan edhe tubacionet për
ujitje dhe u vendos një depozitë me kapa-
citet 1000 litra. Gjithashtu, u siguruan
edhe iidanët e farat e nevojshme. Për të
punuar aty, në bashkëpunim me sektorin
e edukimit të burgut, u instruktua një grup
grash të dënuara. Shpenzimet e përgjithsh-
me për këtë objekt arritën rreth 2 milionë
lekë.