EmailFacebookKontakt

Ndihmë nga Kisha për komunitetin rom

SHKODËR

Ndihmë nga Kisha për komunitetin rom

Dikonia Agapes – zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në bashkëpunim me shoqatën “Në Dobi të Gruas Shqip- tare” dhe “Organizata Kristiane e Grave të Reja” realizoi projektin “Ndihmë emergjente për komuni- tetin rom në veri të Shqipërisë” gjatë periudhës 15 mars – 15 qershor, 2010. Ky projekt u mbështet financiarisht nga Heks – Zvicër.

Komuniteti rom që jeton në bregun e lumit Drin ishte një nga grupet më të prekura nga përmby- tjet dhe ndihma që ata morën nga institucione të tjera ishte e papër- fillshme. Në kuadër të këtij projekti u organizuan një sërë aktivitetesh si: këshillim psikosocial për gratë dhe aktivitete animuese për gratë dhe të rinjtë, mbështetje psiko-

logjike dhe mjekësore për fëmijët dhe nënat, si dhe shpërndarja e pakove higjienike e familjare për familjet rome që ishte një aksion i ndërmarrë nga zyra Diakonia Agapes.

Rreth 85 familje rome kanë për- fituar 3 paketa higjienike dhe një paketë familjare gjatë periudhës së realizimit të projektit. Kjo paketë përfshinte artikuj bazë të higjienës së përditshme si detergjente për enët,

rrobat dhe ambientet ku ata jetojnë si dhe artikuj të higjienës personale si pasta dhëmbësh, furça dhëmbësh, sapun, shampo, etj.

Shumë të impresionuar nga ndih- ma dhe prania e Zyrës Diakonia Agapes në komunitetin rom ishin fëmijët. Ata u entuziazmuan jo vetëm për ndihmën dhe artikujt që morën, por edhe për prezencën e dikujt jashtë komunitetit të tyre që iu ofron ndihmë. Fëmijët gjatë shpërndarjeve, shprehnin entuziazëm, kënaqeshin duke bërë fotografi, duke ndarë me eksperiencat e tyre të përditshme, dëshirat dhe ëndrrat e tyre.

Gjatë gjithë kohës këta njerëz në nevojë tregonin se sa shumë ishin vështirësuar kushtet e tyre të jetesës mbas përmbytjeve, dhe se sa pak njerëz kanë treguar kujdes dhe interes për ta. Ata pohuan se kjo ishte e vetmja ndihmë që ata kanë marrë për të përballuar situ- atën emergjente.