EmailFacebookKontakt

Ndërtohet shtëpi e re për një familje të pastrehë

Me nismën e klerikëve dhe të stafit të Zyrës së Rinisë të Kryepiskopatës, me kontributet e dhuruesve nga komuniteti i Apeldoornit, Holandë, me dhurimet e bashkëpunëtorëve të Zyrës së Rinisë dhe me bekimin e Mitropolitit të Elbasanit, Hirësi Andonit, u ndërtua nga themelet shtëpia e re me sipërfaqe 98 m2, për një familje në nevojë prej 8 anëtarësh, në qytetin e Gramshit. Shpenzimet e ndërtimit arritën vlerën 28.700€ (22.700€ nga Apeldoorn dhe 6.000€ nga bashkëpunëtorët e Zyrës së Rinisë).

Realizimi i kësaj nisme pati dhe mbështetjen dhe bashkëpunimin e Kryetarit të Bashkisë së qytetit të Gramshit, z. Klodian Taçe.

Atë Grigor Pelushi