EmailFacebookKontakt

Ndërroi jetë zoti Ilia Koçi

Ndërroi jetë zoti
Ilia Koçi
Para pak kohësh ndërroi
jetë në moshën 89-vjeçare z. Ilia
Koçi. I ndjeri lindi më 14. 08.
1912, në lagjen Mangalem të
Beratit. Shumë i vogël mbeti je-
tim. Me shumë vështirësi e ëma
(nga fisi i Papathimiut prej nga
kanë dalë disa klerikë) e rriti
dhe e edukoi me frymën e Zotit.
Qysh i vogël i ndjeri, filloi të
shërbejë nëAjodhimë, më vonë
nisi të psall në Kishën e Shën
Marisë (1935) dhe pastaj u fut
edhe në grupin e epitropëve. Në
kohën e luftës italo-greke kur
u dogj kisha e Shën Marisë, Lili
bashkë me disa shokë nxorën
përmes flakëve lipsanin e
dëmtuar shumë të Shën Ni-
kodhimit si dhe Kutinë me
kokën e Shenjtit.
Në vitin e errët, kur u nda-
lua feja, me guxim të madh ai,
bashkë me gruan, Melpomenin
dhe disa pjesëtarë të familjes,
fshehën dhe ruajtën me dashu-
ri e besë të madhe por edhe me
fanatizëm Kutinë me lipsanin
e kokës së Shën Nikodhimit.
Sa nisi të fryjë flladi i de-
mokracisë, ai bashkë me shokë
të tjerë hapën *me shumë
guxim, dashuri e gëzim Kishën
e Shën Spiridhonit (dhjetor
1990) dhe kryen ceremoninë e
parë të faljes së Meshës Hyjn-
ore pas periudhës së errët. Datë
historike kjo për Kishën Or-
thodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë, që pas afro një çerek
shekulli nga mbyllja me dhunë
që ju bë asaj, nisi Ngjalljen e
vet përsëri. z. Ilia, veç Kokës së
Shenjtit, kishte fshehur të gji-
thë librat e meshës, si dhe disa
vëllime të Ungjillit dhe Apostu-
llit, të cilat ia ktheu kishave.
Gjithashtu, pranë vetes,
mblodhi disa të rinj me dëshirë
për t’i mësuar. Disa nga ata sot
janë klerikë ose psaltër.
Ndërpreu me lot në sy va-
jtjen në kishë në fund të 1995,
kohë kur Ai u paralizua.
Gjithë jeta e tij u përku-
shtua nga dashuria për Zotin
tonë Jisu dhe nga ndjenjat e
larta të frymës dhe edukatës
Kristiane, shembull ky edhe
për brezat e rinj.
Në ceremoninë e lamtumi-
rës Imzot Ignati midis të
tjerave tha: “Ky është një yll i
vogël, por shumë i shndritshëm
i Kishës sonë të Shenjtë”.