EmailFacebookKontakt

Ndërroi jetë z. Teodor Papapavli

Në mbrëmjen e datës 8 janar,
ndërroi jetë teologu dhe juristi
Teodor Papapavli, shumë i da-
shur e i nderuar nga të gjithë.
Ai lindi në qytetin e Beratit
në vitin 1925.1 ati ishte psalt në
Kishën e Shën Marisë të Lagjes
Mangalem të qytetit, ndërsa i
gjyshi prift.
Në vitin 1938, vajti për stu-
dime në Rumani, me bursë të
shtetit rumun. Më pas vazhdoi
Fakultetin e Teologjisë. Krahas
këtyre studimeve u regjistrua e
frekuentoi njëkohësisht dhe fa-
kultetet e Drejtësisë dhe të Filo-
logjisë në Universitetin e Buku-
reshtit.
Mbasi mbaroi studimet uni-
versitare, në vitin 1953, ai u kthye
në Shqipëri dhe filloi punë në se-
ktorin administrativ të Proku-
rorisë së Përgjithshme, ndërsa në
vitin 1968 në Presidiumin e Ku-
vendit Popullor, ku punoi si inspe-
ktor. Për disa kohë punoi edhe në
Radio – Tirana, si përkthyes dhe

folës i gjuhës rumune.
Gjatë kohës që ai punoi në
administratën shtetërore, një-
kohësisht ishte pedagog i ja-
shtëm në Universitetin e Tira-
nës, ku zhvilloi lëndën e së Dn j-
tës Kushtetuese pranë Faka-
Itetit të Drejtësisë dhe lëndën e
gjuhës rumune në Fakultetin e
Filologjisë.
Mbas rilejimit të besimit, ai
mundi të vinte në shërbim të
Komunitetit Orthodhoks njo-
huritë e tij fetare. Z. Papapavli
punoi si pedagog në Akademinë
Teologjike të Kishës Ortho­
dhokse Autoqefale të Shqipërisë,
duke dhënë kontributin e tij të
çmuar për ringjalljen e shpejtë
të saj. Gjatë kësaj periudhe, ai
ka qenë një nga bashkëpunëtorët
e afërt të Fortlumturisë së Tij
Kryepiskopit Anastas. Gjitha-
shtu, ka shkruar artikuj të shu-
mtë në gazetën “Ngjallja”, si dhe
ka përfaqësuar Kishën Ortho­
dhokse në veprimtari ndërkom-
bëtare.
Profesor Teodori u detyrua të
ndërpresë aktivitetin e tij peda-
gogjik, si rezultat i gjendjes së rë-
nduar shëndetësore.
Ai largohet duke lënë në
pikëllim bashkëshorten, djemtë,
të afërmit dhe kolegët, të cilët aq
shumë e donin dhe e respekto-
nin.
I përjetshëm qoftë kujtimi!
Perëndia ia prehtë shpirtin
në krahun e Tij!