për të ikur në udhëtimin e tij në pre-
hrin e Perëndisë At Mihai Dako, prift i
fshatit Dervician dhe Epitrop Arkihie-
ratik për Mitropolinë e Shenjtë të
Gjirokastrës.
Qindra besimtarë, nga i gjithë Dro-
pulli e Gjirokastra, u mblodhën për ta
përcjellë në Kishën “Fjetja e Shën Ma-
risë” të fshatit, ku ishte vendosur trupi
i At Mihalit, me lutjen që Perëndia t’i
prehë shpirtin. U mblodhën edhe ko-
legët e tij klerikë, nga e gjithë Dioqeza,
nga Tirana e Korça, por edhe nga Gre-
qia, të cilët e kishin vlerësuar e dashur,
që kur Papa Mihali, me guxim të veça-
ntë bëri meshimin e parë në dhjetor
1990.
Shërbesën e përmortshme e kreu
Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqi-
përisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, i
cili veçoi në fjalën e tij ngrohtësinë me
të cilën bashkëpunoi me at Mihalin,
ndër të paktët klerikë që gjeti kur erdhi
në Shqipëri. Foli për vendosmërinë dhe
sinqeritetin, me të cilin ai thoshte fja-
lën e tij, për përkushtimin e vetmohi-
min, për t’u ndodhur pranë të gjithë
njerëzve, sado larg, në çfarëdo kohe.
Dashurinë për Perëndinë e dëshmonte
dul£e dashur çdo njeri, prandaj edhe e
deshën të gjithë.
Kryepiskopi përshkroi njëherësh në
mënyrë prekëse gëzimin që kishte At Mi
hali, duke përjetuar thellë hapat e ri-
ngjalljes së Kishës tonë Orthodhokse,
gëzimin që buronte nga fakti, se ai kishte
përjetuar me dhimbje zemre përpjekjet
e diktaturës për të shkulur besimin nga
vendi ynë.
At Mihai Dako u lind para 80 vjetëve
në Dervician, në një familje me rrënjë
të thella të besimit Orthodhoks. Që në
moshë të vogël shërbente si psalt në ki-
shë. Në vitin 1952 u hirotonis në dhiak,
në një periudhë jashtëzakonisht të vë-
shtirë për Kishën tonë, gjë që tregon
për pasurinë e shpirtit të tij, për virty-
tet e rralla, për devocionin e tij, që t’u
gjendej pranë njerëzve shpirtërisht, pi-
kërisht kur besimi ndodhej në për-
ndjekje.
Më 1954 u hirotonis në prift dhe shë-
rbeu deri më 1967 në fshatin e tij dhe
në kishën katedrale “Metamorfoza e
Shpëtimtarit” në Gjirokastër. Vite vu-
ajtjeje shpirtërore dhe trupore ishin ato
kur shteti monist u përpoq të mbillte
ateizmin. Bashkë me katër djemtë e tij
Papa Mihali punoi në ndërtime, me he-
shtje dhe përulje, duke përballuar për-
pjekjet për ta përqeshur. Ngushëllimi i
tij ishin lutja e heshtur, respekti e da-
shuria që vazhdonin t’i trgonin bashkë-
fshatarë e besimtarët.
Më 1990, në ditën e Shën Spiridhonit,
në krye të një vargu të gjatë besim-
tarësh, të rinj e të moshuar, Papa Miha
li kreu Liturgjinë e parë Hyjnore pas
persekutimit, në Kishën “Burimi Jetë-
dhënës”
Në këto ditë, kur afron kremtimi i
Ngjalljes së Zotit Krisht, le të qetësohet
shpirti i tij me shpresë jete të përje-
tëshme.