EmailFacebookKontakt

Nderohet Patriku Elie II

Kisha Orthodhokse e Gjeorgjisë kremtoi 25-vjetorin e Fronëzimit të Patriarkut Elie (Ilia) II. Liturgjia Hyjnore u krye në katedralen shumë të madhe kushtuar Trinisë së Shenjtë, në qendër të Tiblisit, që është ende e pambaruar. Ishte i pranishëm edhe presidenti Shevarnaxe. Kisha e Gjeorgjisë është themeluar në shekullin IV dhe përfshin rreth 3 milionë anëtarë, në një vend me 4.8 milion banorë.