EmailFacebookKontakt

Nderohet me Çmim ndërkombëtar shkolla “Frymë Dashurie” në Gjirokastër

Më 29 shkurt 2021, në takimin e organizuar nga Ministria e Arsimit, në prani të ministres Evis Kushi, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për shkollat fituese të etiketës “eTwinning School Label” nga Komisioni Evropian mbi angazhimin e tyre në projekte binjakëzuese në nivel ndërkombëtar. Institucionit tonë arsimor “Frymë Dashurie” iu dorëzua Çmimi prestigjioz Evropian me pjesëmarrje online, për shkak të kushteve të pandemisë.

Rreth 1400 shkolla dhe 5500 mësues janë të përfshirë në rrjetin “eTwinning”, të cilët janë nxitur të jenë pjesë aktive e binjakëzimeve, ndërsa shkëmbimet e përvojave ndërmjet mësuesve kanë mundësuar edhe integrimin e shumë nxënësve në projekte kurrikulare binjakëzuese.

Ky rrjet, pjesë e “Erasmus +” dhe i financuar nga Komisioni Evropian, ku janë të përfshirë 42 vende evropiane dhe më gjerë, jo vetëm ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimin profesional të mësuesve nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre në trajnime e webinar-e kombëtare e ndërkombëtare, por përfaqëson një angazhim konkret drejt krijimit të politikave të reja në arsim.