EmailFacebookKontakt

Nderim për “Ushtarin e Krishtit”

Nië libër i rj për Theofan Popën
Nderim për
“Ushtarin e Krishtit”

“Ushtar i Krishtit” sa
kuptimplotë është kjo thënie
simbol, që mishëron devot-
shmëri në besim e sidomos në
veprim. Vetë zgjedhja e këtij
simboli dhe përdorimi i tij si
pseudonim në shkrime tregon
botëkuptimin për jetën dhe që-
llimin, që i vuri vetes Theofan
Popa, njohësi më i mirë i artit
mesjetar në Shqipëri, mbojtësi
dhe studiuesi i sa e sa monu-
menteve të kulturës, shkruesi
i mbishkrimeve të kishave etj.
E pra kjo frymë jepet edhe
tek libri “Theofan Popa, një
misionar i kohës sonë” që është
botuar kohët e fundit nga pe-
dagogu theolog nga Greqia
Vasil Kaskadami.
Autori mbas një pune hu-
lumtuese disavjeçare, si në
vendin tonë edhe jashtë tij„ka
grumbulluar mjaft të dhëna, si
në familje, në biseda me ba-
shkëmoshatarë e kolegë të The-
ofanit, në shfletime të litera-
turës dhe së fundi pas një pune
të mirëfilltë zgjedhëse arriti për
të shkruar këtë libër jo vetëm
si biografi, por dhe si një ana-
lizë shkencore të veprimtarisë
së tij të shumanëshme. Mjaft
interesante paraqitet në të
korrespondenca e tij, ku del në
pah preokupimi si edhe këna-
qësia për punën që bën. Da-
shuria dhe respekti për punën
e Theofanit nga autori, ka bërë
që edhe vlerësimi i kësaj figure
të spikatur të kishës sonë,
ashtu si dhe nga të tjerë, në
këtë libër të jetë maksimal.
Autori e thotë që në fillim:
“Theofani ia dedikoi gjithë je-
tën e tij Krishtit, studionte për
të e u bë me atë mënyrë shem-
bull dhe për të tjerët. Fjala e tij
e ëmbël jepte shpresë, vrejtja e
tij nuk plagoste dhe këshillat e
tij të zhvillonin…” e të gjitha këto
sepse “zemrën e tij e kishte she-
njtëruar dashuria e Krishtit”.
Kur sheh në kopertinë fo-
tografinë e Theofanit të qeshur,
fillon e kujton… e më tej gjatë
leximit në faqet sipas kapitu-
jve: fëmijëria, studimet, kthimi
në atdhe, aktiviteti i punës, ve-
pra shkencore, misionar i she-
njtë etj., ai të shfaqet ashtu siç
e ke njohur (për të tjerë siç e
kanë menduar) me gjallërinë e
tij, me optimizmin, me luftën
dhe përpjekjet e tij të vazhdue-
shme pavarësisht përndjekjeve
të shumta nga sistemi ateist kon-
kludon pra një fitgurë e shquar
në fushën e Orthodhoksisë, të
historisë e kulturës shqiptare.
Shumë artikuj janë shkruar
për të, sidomos pas viteve ‘90,
por ky libër sintetizon jetën e
tij më së miri, të plotë sepse
është vrojtuar edhe ana shpi-
rtërore, anë për të cilën ai stu-
dioi, punoi e sakrifikoi. Kjo pra
rezulton në punën e lavdëruar
të një “kolegu” të tij, i cili pava-
rësisht se nuk e njohu perso-
nalisht, e përjetoi atë në veprën
madhore, që la në Shqipëri.
Por, kjo por është e pashmang-
shme kur lexuesi, dëshiron që
pimimi i një miku të tij të jetë
sa më i mirë, mendoj se disa sa-
ktësime faktesh (periudha ‘48-
50) dhe nxjerrja në pah e disa
aktiviteteve, ku roli i tij ishte
kryesor (pjesëmarrja në komi-
sionin e statutit, në Lidhjen e
Teologëve dhe Seminaristëve të
Shqipërisë, ku ishte kryetar,
analiza e mbishkrimeve etj.),
kanë mundësinë të ngrenë dhe
më lart rolin e tij e nivehn shke-
ncor të trajtesës. Me siguri që
këto pak mangësi, autori në bo-
timin shqip do t’i ndreqë e plo-
tësojë. Falënderojmë zotin Vasil
për këtë vepër të lavdërueshme
dhe le të presim edhe nga të tje-
rë fryte të tilla, e jo më fjalë.
Besimtarët dhe kisha jonë
Orthodhokse janë në kërkim të
shkrimit të historisë, të rolit e
vlerave të njerëzve të saj dhe
këtij qëllimi i shërben edhe kjo
monografi.
Kristofor Beduli