EmailFacebookKontakt

Nderim për ata që derdhën djersën dhe talentin për një vepër që zbukuron kryeqytetin: Darkë për punonjësit që ngritën katedralen

Nderim për ata që derdhën djersën dhe talentin
për një vepër që zbukuron kryeqytetin
Darkëpër punonjësit që ngritën katedralen
Të hënën, 2 korrik, në mjediset e qendrës
“Thavor”, Kryepiskopi Anastas shtroi një darkë
për të nderuar dhe falënderuar të gjithë ata që
punuan për ndërtimin e Katedrales “Ngjallja e
Krishtit”.
Ishin të ftuar të gjithë punonjësit qe kontri-
buuan ne këtë vepër madhështore, rreth 90 vetë,
që nga inxhinierët e arkitektët, teknikët e ndër-
timit, të instalimeve, të punimeve në mermer a
dru e deri te punëtorët e thjeshtë hekurkthyes
apo muratorë.
Kryepiskopi Anastas i falënderoi të gjithë
ngrohtësisht për kontributin e madh që dhanë
në ngritjen e një vepre kaq të madhe e të vë-
shtirë, por edhe madhështore, e cila i takon jo
vetëm orthodhoksëve, por gjithë vendit dhe e
ka hijeshuar kryeqytetin.
Edhe shumë nga ata që punuan për Kate-
dralen morën fjalën për të falënderuar Krye-
piskopin Anastas për mundësinë që iu dha për
të punuar, por edhe për të kontribuuar në një
vepër kaq të rëndësishme. Madje, për mjaft prej
tyre kjo ishte një shkollë e vërtetë, ku mësuan
teknika e teknologji bashkëkohore.
Në fund të darkës u shfaq edhe filmi
dokumentar kushtuar veprës Hierapostolike të
Fortlumturisë së Tij, Anastasit, jo vetëm në
vendin tonë, por edhe në Afrikë, në lëvizjen
ekumenike etj. Pastaj Kryepiskopi i dhuroi secilit
broshurën me ilustrime nga katedralja e re dhe
librin me mesazhet e Pashkës “Tani të gjitha u
mbushën me dritë”.