Ata që punuan për Kishën tonë At Jorgo Papa
Të dielën, më 14 Qershor në
Kishën e Ungjillëzimit u krye
një përshpirtje për të ndjerin
kryepiskop të Tiranës dhe të
gjithë Shqipërisë, Imzot Kri
stofor Kissin, me rastin e 40 –
vjetofit të fjetjes.
Imzot Kissi zë një vend të
rëndësishëm në historinë e re
të Kishës sonë. Ishte ky bir i
Beratit të lashtë dhe të devo-
tshëm që u ndodh në krye të
Kishës në çastin kulmor të
çështjes së Autoqefalisë të
saj, dhe me përpjekjet e tij
bëri që të arrihet akordi me
Patrikanën Ekumenike për
sanksionimin e saj me 12
prill të vitit 1937.
I përkushtuar qysh i ri Ki-
shës, ai kreu Shkollën Theo-
logjike të Halqit më 1908,
dhe më vonë u emërua epi-
skop, duke shërbyer për një
perudhë shtatë vjeçare në
krye të një dioqeze të Kosta-
ndinopojës.
Detyrë, të cilën e la pëntë
shërbyer në Atdhe, në fillim
si Episkop i Beratit( 1923)
dhe pastaj si episkop i Ko-
rçës(1934).
Me hipjen e tij në fronin
kryepiskopal dhe pastaj me
zgjidhjen e problemeve të li-
dhura me organizimin e hie-
rarkisë së Kishës, ai i siguroi
Kishës një status të rregullt në
bashkësinë e Kishave Ortho-
dhokse, duke i hapur asaj një
periudhë konsolidimi dhe
zhvillimi të vlerave të ortho-
dhoksisë në një kohë kur shteti
ynë mbushte 25 vjet pavarësi.
Harmonizimi i kërkesave
shpirtërore kristiane me ato
kombëtare ka qenë një kujdes
i vecantë i këtij jerarku dhe
intelektuali të shquar. Riorga-
nizimi i Seminarit ekzistues,
shtimi i botimeve dhe nxjerrja
e një organi mujor me mjaft
nivel kanë qenë reflektimet e
udhëzimeve të tij fillestare.
Por, 11 vjetët e drejtimit të tij
kanë koinciduar me një peri-
udhë tepër të vështirë të jetës
së vendit. Okupacionet e hu-
aja, luftrat, dhe më në fund ve-
ndosja në krye të shtetit e
klikës, që me plot gojën mund
të thuhet.se i mbushi të gjitha
Nderim Imzot Kristofor Kissit
pikët për t’u identifikuar me
bishën e apokalipsit kërkonin
nga timonieri i Kishës, si dhe
nga çdo burrë tjetër me përgje-
gjësi anembanë vendit, dorë
dhe zemër të fortë për t’iu për-
gjigjur. Kissi i tha jo planeve
antikanonike të kësaj klike
dhe provë për këtë është më-
njanimi i tij brutal në 1948.
Historianët, dhe jo vetëm
ata, por edhe organet shtetë-
rore të kohës së demokracisë
Kryepiskopi Kristofor mes korit të Kishës së Ungjillëzimit
duhet të hedhin dritë mbi këtë
grusht shtetëror, si mbi të gji
tha të tjerat, sepse kur opinioni
njihet me paligjësinë e hapur
të shtetit në të kaluarën e
afërt, ai armatoset kundër për-
sëritjeve. Megjithatë, transpa-
rencave të tilla nuk iu dha rë-
ndësi dhe kështu, muzgu histo-
rik vazhdoi në vend të mëngje-
sit të demokracisë, që po i gë-
zon popujt e vendeve të tjerë
që kaluan nga dhuna në liri.
E përfytyrojmë çast të
hidhur nëjetën e Imzot Kissit
në dritën e komentit, që miku
i tij Imzot Noli i bën një më-
njanimi tjetër të përkohshëm
që i ishte bërë në vitet 30: “Dhe
kështu Peshkop Kristofori
mori rrugën e manastirit për
të medituar…“ Atëherë në
Ardenicë, tani në Shën
Prokop. Por, këtë radhë nuk
ishte mjaft. Kur çdo organizëm
shoqëror, i madh qoftë ose i vo-
gël zaptohet nga diktati i shte-
tit, edhe vetë prania fizike e fi-
gurave që i kujtojnë paligjësië
e vet, bëhet e rrezikshme për
të. Kështu, bariut tonë shpirtë-
ror, të çfronësuar dhe të mbi-
kqyryr në çdo hap të tij, i cakto-
het edhe fundi i detyrueshëm,
nga i cili nuk mund të shman-
get. Vetëm, nga që si teolog i
shquar mund të kërkohet ta-
kim nga ndonjë vizitor i huaj,
nga të rrallët që vinin, ai “vdes”
ngutasi natën e 14 qershorit
1958 dhe rrethi e familja e tij
duhet të mbyllë gojën për ra-
portin mjeksor që i servirin.
Besimtarët që e kanë njo-
hur, që patën dëgjuar predi-
kimet e tij, që i kërkonin beki-
min në kishën e vjetër në qe-
ndër të Tiranës, tashmë e rra-
fshuar, nuk mund veçse ta ku-
jtojnë me një shtrëngim në
zemër këtë martir, që zbriti
dikur djalë i ri nga lagja e tij e
shkëlqyer, atje në Kala të
Beratit, për t’u bërë murg e për
t’i shërbyer tërë jetën Kishës e
atdheut me besnikëri dhe
vetmohim. Dhe, duke iu lutur
Perëndisë që ta prehë shpirtin
e tij në vende të bleruara, uro-
jnë dhe zotohen, se do të për-
piqen posi ai për afirmimin e
vlerave të Orthodhoksisë dhe
për idealet e demokracisë në
Shqipëri.
Lekë Tasi