EmailFacebookKontakt

Ndërhyrjet restauruese të realizuara nga Kisha Orthodhokse

NDËRHYRJET RESTAURUESE TË REALIZUARA
NGA KISHA ORTHODHOKSE
Ndërhyrjet restauruese u përqendruan
kryesisht në konsolidimin e strukturave
konstruktive të dëmtuara, në shmangien
e shkaqeve të jashtme që kanë sjellë
dëmtime, si dhe rindërtimin e elementëve
përbërës që mungojnë:
• Rindërtimi i kambanores, si simbol jo
vetëm i kishës, por edhe i rimëkëmbjes së
besimit fetar, u konsiderua në këtë rast si
ndërhyrje e drejtë. Rindërtimi u bë sipas do-
kumentacionit grafik e fotografik ekzistues.
• U rindërtuan çatitë e naosit dhe të
hajateve.
• U ripërtëri korniza me plloça guri që
përfundon muraturën e naosit.
• U ul niveli i dherave në anët veriore,
lindore dhe jugore dhe u ndërtuan mure
mbajtëse betoni për të mbajtur presionin
e dherave në këto anë.
• U konsolidua muratura e dobët e
hajateve.
• U rindërtua hajati i hapur në pamjen
perëndimore.
• U ripërtëri dyshemeja me tulla e
naosit dhe e hajateve.
• U konservua tavani dekorativ i naosit.
• U morën masa konservuese në
pikturën murale.
• U bë sistemimi i territorit të jashtëm
përreth kishës.
• U bënë instalimet elekrike dhe ato
hidrosanitare.
Punimet filluan në vitin 1996 dhe
përfunduan në vitin 1998.
Vlera totale e punimeve arriti shumën
prej 7’500’000 lekësh (75.000 USD).