EmailFacebookKontakt

Ndërhyrjet që do të bëhen janë

Ndërhyrjet që do të bëhen janë:
• Konsolidimi dhe fugatimi i muraturës i të dy ndërtesave.
• Drenazhimi i ujërave nëntokësore dhe atyre sipërfaqësore.
• Plotësimi i muraturës veriore të kishës së Shën Marisë.
• Ndërtimi i çatisë së paraklisit të Shën Kozmait dhe të hajatit të kishës
së Shën Marisë.
• Suvatime të brendshme.
• Dysheme me pllaka guri.
• Vendosje dyersh e dritaresh.
• Restaurimi i varrit të Shën Kozmait.
• Rivendosja e afreskut të Shën Kozmait.
• Konservimi i pikturës murale të kishës së Shën Marisë.
• Ndërtimi i një strehe në murin verior të kishës së Shën Marisë, e cila
do të mbrojë nga lagështia jo vetëm muraturën dhe pikturën e kishës së
Shën Marisë, por dhe murin jugor të paraklisit të Shën Kozmait, ku do
të rivendoset afresku me përfytyrimin e shenjtit.