Ndërhyrje të plota restauruese në kishën e manastirit të Shën Prodhromit,
në Voskopojë të Korçës
Monumenti më i vjetër i ruajtur në Voskopojë është kisha e manastirit të Shën Prodhromit, që ngrihet rreth 2 km në veri të qytetit, në një pozitë të bukur natyrore dhe me një pamje të gjerë të peizazhit rrethues.
Ndër vite kisha e manastirit ka pësuar ndërhyrje të ndryshme restau- ruese, por në përgjithësi ato ose janë bërë të pjesshme, ose nuk janë bërë në cilësinë e duhur dhe në krye të dy-tre vjetëve kjo kishë përsëri vuan nga çarjet e shumta, dëmtimet e materialeve jo cilësore, si dhe rrjedhje të ujërave në interier nga pjesa e çatisë. Duke parë rëndësinë shpirtërore dhe monumentale të saj, u bënë të gjitha përpjekjet që në fund të krijohej mundësia e një ndërhyrjeje të plotë restauruese. Është e rëndësishme të theksojmë fjalët ndërhyrje e plotë restauruese, sepse me të vërtetë kjo kishë duhej trajtuar me këtë ndërhyrje, pasi degradimi i saj ishte i madh gjithashtu dhe si pasojë e djegies që i është bërë asaj në kohë të luftës, duke dëmtuar materialet deri në strukturën e saj të brend- shme. Si gjithmonë ne kemi një vlerësim dhe interesim të veçantë për
këto monumente nga Kryepiskopi Anastas, i cili, duke vlerësuar këtë kishë jo vetëm nga ana shpirtërore, por edhe nga vlerat e saj në mënyrë profesionale, nuk hezitoi të akordonte një shumë prej 3 978 240 lekësh për restaurimin.
Ndërhyrjet restauruese tani janë drejt përfundimit. Këtu mund të përmendim përforcimin me beton të armuar të themeleve, qepjen e mu- raturës, ndryshimin e brezave të drurit të djegur, qepjen e qemerëve dhe të kupolave, zëvendësimin e muraturës së dëmtuar si dhe rikonstruksio- nin e të gjithë çatisë. Kjo ndërhyrje po shoqërohet dhe me zbankime të dherave rreth monumentit, si dhe sistemimin e tyre me mure mbajtës, trotuar dhe kuneta kulluese. Parashikohet që punimet në këtë manastir të mbyllen në mesin e muajit tetor, duke pasur parasysh që në Vosko- pojë dimri vjen më shpejt se në zonat e tjera.
Gentian Stratobërdha
Arkitekt Restaurator