EmailFacebookKontakt

Ndërroi jetë murgesha Marika Cico

“Qoftë e lumur udha në të cilën ti shkon sot, se të është përgatitur vendi i prehjes”, me këto fjalë e filloi Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqi- përisë Imzot Anastasi përshë- ndetjen e fundit gjatë shërbesës së varrimit të murgeshës Mariam (Marika Cico).

Marika Cico është një prej dy motrave Cico, siç kishin za- kon t’i thërrisnin besimtarët korçarë.

Gjatë periudhës kur mbizotë- ronte ateizmi, i cili ndrydhi çdo vlerë të jetës, e mbi të gjitha liri- në fetare, motrat Cico mbajtën gjallë kandilin e besimit ortho- dhoks. Ato kishin kthyer shtëpi- në e tyre në një kishë të fshehtë ku kryenin në fshehtësi Liturgji Hyjnore, pagëzime, martesa etj.

Megjithëse Marika nuk ki- shte një edukim shkollor të plo- të, leximi i Shkrimit të Shenjtë dhe mësimi përmendësh i shumë shërbesave të kishës, i dhanë asaj durim, gëzim, urtësi dhe fuqi të veçantë që e rrezatonte edhe tek të tjerët.

Personalisht e kam takuar murgeshën Mariam në vitin

1991, në kohën e Kreshmëve të Mëdha në shtëpinë e tyre. Entuzi- azmi i tyre, dashuria për Perëndinë dhe komunikimi me Krishtin më lanë mbresa të veçanta.

E pahamiar do të mbetet vizita e Kryepiskopit Anastas në shtëpinë e motrave Cico. Marika dhe Dhi- mitra kishin ditë që përgatiteshin me lutje dhe kishin një gëzim të papërshkruar që pas shumë vitesh do të takonin një episkop.

Në buzët e tyre dëgjoheshin fjalë që në atë kohë më dukeshin të pakuptueshme si: “U ngjall Zoti”, “Do na vizitojë Perëndia”, “Bo, bo, kush jemi ne që të na vizi- tojë i Shenjti, ai që do të shpëtojë orthodhoksinë”. Takimi ishte prekës. Dukej sikur takoheshin besimtarë që njiheshin prej ko- hësh. Pas këtij takimi Kryepiskopi Anastas bëri realitet dy dëshira të paplotësuara për motrat Cico;

ndërtimin e një kishe në Korçë, atë të Shën Anës si dhe të mby- llin jetën e tyre si murgesha në ndonjë manastir (kjo gjë u reali- zua për motrën Mariam).

Në vazhdim të fjalës së tij gjatë përshëndetjes së fundit, Kryepiskopi Anastas theksoi: “Sot përfundoi një periudhë he- roike e kundërshtimit ateist në qytetin e Korçës, por dhe në gji- thë Shqipërinë… Revolta nuk u bë me armë, megafonë apo me shkrime dhe artikuj banalë. Ajo u bë me lutje të vazhdueshme. Ne u jemi mirënjohës këtyre grave dhe për periudhën pas persë- kutimit, kur Kisha jonë kishte vështirësi. Ato me lutjen dhe shembullin e tyre ndihmuan në kapërcimin e vështirësive.

Le të falëndërojmë Perëndinë që i fali jetë të gjatë motrës sonë Mariam, e cila kaloi një shekull dhe jemi të bindur se edhe atje ku do të shkojë do të vazhdojë lutjet e saj për gjithë besimtarët në Korçë e në të gjithë Shqipë- rinë”.

Jorgo Papadhopulli

Ndërroi jetë murgesha Marika Cico