EmailFacebookKontakt

Ndaj aktit të shëmtuar që ndodhi kundër Kishës Orthodhokse të Shkodrës

Ndaj aktit të shëmtuar që ndodhi kundër Kishës
Orthodhokse të Shkodrës ka pasur reagime të
fuqimshme nga ana e komuniteteve të tjera fetare,
partive politike, funksionarëve lokalë etj.
Kështu, në një deklaratë të përbashkët të të tre
komuniteteve fëtare të Shkodrës, ato e cilësuan këtë
akt si “të qëllimshëm, për të dëmtuar harmoninë dhe
bashkëjetesën paqësore ndërmjet besimtarëve”. De-
klarata të ngjashme pati në veçanti edhe nga për-
faqësuesit e Myftinisë dhe Ipeshkvnisë të qytetit, ndë-
rsa në deklaratën e Konferencës Ipeshkvnore të
Shqipërisë thuhej: “Ngjarja, e cila ndodhi në Shkodër,
shpërthimi i një bombe në Kishën Orthodhokse, në
orët e para të mëngjesit të datës 19.08.1998 ka tron-
ditur thellë në zemër të gjithë besimtarët katolikë.
Kisha është tempulli i Zotit. Çdo vepër kundër
Kishës është edhe kundër vetë Zotit. Populli ynë e
ka provuar shumë mirë se do të thotë ngritje kundër
Zotit, pasojat e së cilës po i jetojmë edhe sot.
Në emër të të gjithë besimtarëve katolikë, ne Ipe-
shkvijtë e Shqipërisë, e gjykojmë këtë vepër të rëndë
kundër tempullit të Shenjtë dhe shprehim keq-
ardhjen tonë të plotë, duke ju mbështetur Zotit, që
Ai të jetë gjykatësi i vërtetë i personave, shkaktarë
të kësaj ngjarjeje.”
Gjithashtu, reagime pati edhe nga partitë politike
e shoqata të ndryshme, ndërsa kryetari i Bashkisë
Boriçi, do të deklaronte, se “Shkodra ka qenë e
bashkuar dhe në harmoni dhe në besim të ndërsjellë
të të tre besimeve”.