EmailFacebookKontakt

Na shto, o Zot, besim në Ngjalljen Tënde

+ Anastasi

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

Pashka përbën qendrën e Adhurimit Orthodhoks. Ngjallja e Krishtit është kurorëzimi i be- simit tonë. Ajo vulos identitetin shpirtëror të orthodhoksëve. Përcakton fuqinë e mendimit orthodhoks.

Ngjallja e Krishtit është kurorëzimi i besimit tonë. Ajo vulos identitetin shpir- tëror të orthodhoksëve. Përcakton fuqinë e mendimit orthodhoks.

Megjithatë, shpesh sillemi sikur Krishti të mos jetë kryqë- zuar dhe ngjallur për ne; si të bë- het fjalë për diçka që nuk ka të bëjë me jetën e përditshme, me ga- bimet, tradhtitë, dështimet dhe aspiratat tona. Ka njerëz të ndje- shëm që e shoqërojnë Krishtin deri në Kryqëzimin e Tij. Që- ndrojnë me respekt para heroit, mikut të të munduarve dhe të varfërve, viktimës së njerëzve të padrejtë dhe dinakë, por, nda- lojnë atje. Preken nga fakti që Jisui demaskoi të korruptuarit dhe hipokritët, por, kufizohen vetëm në këtë gjë. Ata e kanë të vështirë të hedhin hapin e mëtej- shëm, nuk munden ta shohin Atë si Zot të jetës dhe të vdekjes, si të Ngjallurin së vdekuri, që hapi derën e shpresës në rrugën pa krye të vdekjes dhe që i dha kuptim jetës.

Pikërisht, ky është mesazhi i ri vendimtar i Ungjillit: “Nëse nuk u Ngjall Krishti, i kotë është besimi juaj” (I Korint. 15:17).

Ndaj përsërisim vazhdimisht himnin festiv “Krishti u Ngjall!” dhe psalim bashkë me psalmistin: “Të pakonceptueshmen e Kryqëzimit dhe të pashpjegue- shmen e Ngritjes nga varri ne besimtarët e quajmë Mister të fshehtë; sot vdekja dhe Adhi u mposhtën, tërë gjinia njerëzore vishet me pavdekësi; ndaj dhe me ngazëllim thërrasim: Lavdi, o Krisht, Ngjalljes Sate” (Lutje-

“…sot vdekja dhe Adhi u mposhtën, tërë gjinia njerëzore vishet me pavde- kësi; ndaj dhe me ngazë- llim thërrasim: Lavdi, o Krisht, Ngjalljes Sate”

sore, Ting. HI, Ndenjësore e Shër- besës së Mëngjesit).

Të gjithë ata që e kanë të vë- shtirë të pranojnë këtë të vërtetë, le të mos harrojnë se përvoja të mëdha të jetës, sidomos përvoja e pakufishme, shumëdimensio- nale e dashurisë, kapërcejnë për- shkrimet dhe përkufizimet inte- lektuale. Është çështje besimi, mund të thotë dikush. Sigurisht, por është dhe çështje lirie për hapin vendimtar drejt të parrë- fyeshmes. Perëndia nuk na dety- ron t’i nënshtrohemi të vërtetës që Ai zbulon. Ai respekton lirinë tonë. Gjithsesi, ky besim për- cakton në fund të fundit ndërgje- gjen orthodhokse, duke iu hapur horizonte të pafund mendimit dhe përjetimit orthodhoks.

* * *

Kisha jonë, sidomos sot, këtë bindje në Ngjallje na fton ta përtërijmë. Të forcojmë besimin tonë “në një Zot… të Kryqëzuar dhe të Ngjallur”. Kur dobëso- het besueshmëria e Ngjalljes, atëherë komuniteti ynë, edhe pse quhet i krishterë, shthuret. Shndërrohet në një grup të thje- shtë shoqëror, me pamje fetare ndoshta filantropik, që vetëm së jashtmi i bashkon anëtarët e tij. Nuk është më Kishë që të lartës- on drejt Perëndisë, që bashkon besimtarin me Krishtin. Sa më thelbësore dhe më të fortë janë përjetimi dhe shpallja e Misterit të Pashkës, të faktit të Ngjalljes,

(vijon nëfaqen 2)

Na shto, o Zot, besim në Ngjalljen Tënde

aq më autentik dhe bamirës per mbarë njerëzimin bëhet prezen- ca dhe rrezatimi i Kishës.

Duke vështruar drejt, Zotit të Ngjallur së vdekuri, të cilit i është dhënë “çdo pushtet në qi- ell e mbi dhe” (Matth. 28:18), ne parashijojmë Ngjalljen në jetën e përditshme. Madje edhe kur konstatojmë bashkë me Psalmistin se “më kishin rrethuar dhembjet e vdekjes, më kishin tmerruar përrenjtë e padrejtë- sisë, më kishin lidhur rreziqet e ferrit, më kishin shtrënguar pra-

Sa më thelbësore dhe më të fortë janë përjetimi dhe shpallja e Misterit të Pash- kës, të faktit të Ngjalljes, aq më autentik dhe bami- rës për mbarë njerëzimin bëhet prezenca dhe rrezatimi i Kishës.

ngat e vdekjes” (Psal. 17:5), ndjejmë brenda vetes një fuqi mistike qëndrese ndaj çdo forme korruptimi dhe dekadence.

Ngjarja më e sigurt, pritja e fundit të udhëtimit tonë në këtë botë – nga ndonjë sëmundje, ak- sident apo nga pleqëria – ndriço- het qetësisht. Për këdo që i be- son Ngjalljes, e ardhmja e ka- përcen kufirin e vdekjes në tokë. “Prandaj nuk ligështohemi, por edhe pse njeriu ynë i jashtëm prishet, ai i brendshmi përtëritet dita me ditë” (Π Korint. 4:16). Ku- shdo që ka si Frymëzues, Mbë- shtetje, “Zot”, të Kryqëzuarin dhe të Ngjallurin së vdekuri, përje- ton gjënë më të çmuar dhe më të fuqishme që mund të ekzistojë.

* * *

Por, ekziston dhe një anë tjetër, kritike për shumë të krishterë: Shpesh me gojë ne i referohemi Ngjalljes, por morali dhe jetajo-

në e përditshme lëvizin nën hi- jen e Adhit, larg dritës së mreku- llueshme të Pashkës, në skuta të errëta, në vende hipokrizie, gë- njeshtre, padrejtësie, egërsie, nën- shtrimi në dinastinë e shumë pa- sioneve; kur përbuzim në prak- tikë rrjedhojat e Ngjalljes; kur mendimin e Ngjalljes e zëve- ndësojmë me atë të trupit.

Me ngjarjen paskale “të vje- trat shkuan dhe ja, të gjitha u bë- në të reja”, thekson Shën Grigor Theologu; dhe nxit secilin prej nesh “ndryshohuni në ndryshi- min e mirë”. Çdo besimtar fto- het që të përjetojë një ndryshim

Duke ndezur llamba- dhën e Pashkës, ftohemi që të hapim tejpërtej qe- nien tonë që të hyjë “dritë nga drita që nuk perë- ndon”…

thelbësor për më mirë. Në ura- tën e përgatitjes për të marrë pje- së në Eukaristinë Hyjnore, në Darkën e Kryqëzimit dhe të Ngjalljes, në të cilën arrin kul- min lidhja personale me Krishtin, Shën Simeon Përkthyesi vë në gojën e çdo besimtari fjalët: “…me ngjalljen Tënde triditë- she dhe jetëdhënëse, ngjalle nje- riun e parë të rënë, më ngjalle mua që rrëshqita në mëkat duke më dhënë mënyra pendese”. Zgji- dhja për të rigjetur shkëlqimin e mendimit dhe moralit ortho- dhoks që ndriçohen nga Ngjallja, është pendesa e ndershme, e vazhdueshme dhe në praktikë; një ecje e brendshme përtëritje- je shpirtërore brenda shenjtërisë së vetëdërrmimit dhe përuljes së sinqertë. Duke ndezur llamba- dhën e Pashkës, ftohemi që të hapim tejpërtej qenien tonë që të hyjë “dritë nga drita që nuk perëndon” në ndërgjegjen, në vullnetin dhe në vendet e fsheh- ta të subkoshiencës sonë, “në të fshehtat e zemrës”, dhe të pa-

. strojë nga çdo mëkat “shpirtin tonë të ndodhur në errësirë”. Që të bëhemi njerëz të vërtetë, të si- nqertë, të ndershëm, të drejtë e të ndriçuar.

* * * Në këtë të kremte të madhe sot, Kisha jonë Orthodhokse na e risjell me tërë shkëlqimin dhe intensitetin e adhurimit të saj, të vërtetën madhështore: Krishti u Ngjall! Që të na ftojë të përgji- gjemi jo vetëm me gojë, por me zemrën dhe me gjithë dëshirën tonë: Vërtet u Ngjall! Dhe, me përulësi, të lutemi: “Na shto, o Zot, besim në Ngjalljen Tënde”. Që ne t’i gëzohemi kapërcimit të qorrsokakut të vdekjes. Që të absorbojmë diçka nga drita e pa- shuar e së vërtetës dhe shpresës që i solle njerëzimit. “Na shto, o Zot, besim në Ngjalljen Tënde”. Që ne të ndjejmë diçka nga fuqn e saj e pashtershme transformu- ese. Dhe për ata që qëndrojnë të ngurruar para këtij besimi, hap, o Zot, rrugëkalime në zemrën e tyre që të hyjnë rrezet e Ngjalljes Sate.

Pashka, vëllezër, është një thirrje e fortë për t’u zgjuar; që

“Na shto, o Zot, besim në Ngjalljen Tënde”. Që ne t’i gëzohemi kapërcimit të qorrsokakut të vdekjes. Që të absorbojmë diçka nga drita e pashuar e së vërtetës dhe shpresës që i solle nje- rëzimit. “Na shto, o Zot, besim në Ngjalljen Tënde”.

të lulëzojë përsëri dhe të japë fryte besimi ynë tek Ngjallja. Që të bashkërendohemi edhe njëhe- rë nëritminorthodhokstëjetës, të rigjejrnë moralin e Ngjalljes.

Me të gjithë dashurinë time
+ Anastasi

Kryepiskop i Tiranës,
Durrësit dhe i gjithë
Shqipërisë