EmailFacebookKontakt

Na shkruajnë besimtarët: Dy fjalë për kishën “Shën Maria e Pazarit”, Përmet

Kam lindur në Përmet në vitin 1933 dhe jam larguar familjarisht në vitin 1949, kur mbarova shkollën 8-vjeçare. Mbaj mend fare mirë kishën e Pazarit, se kështu i tho- shim ne atëherë, dhe luanim si të vegjël që ishim. Pranë kësaj kishe ishte komanda e xhandarmërisë së nënprefekturës së Përmetit.

Kam kujtime shumë të bukura si djalë i Përmetit dhe kujtimi më i bukur është se në atë kishë unë jam pagëzuar në vitin 1933 më 11 të muajit dhjetor dhe më vunë emrin Pirro, që ta festoj më 12 dhjetor, që është festa e Shën Spiridhonit.

Mbas meje, pas 3 vjetësh, u pa- gëzua edhe motra ime po në atë kishë. Gjithashtu janë pagëzuar edhe dy djemtë e hallës sime në kishën e Shën Marisë së Pazarit.

I shkruaj këto dy fjalë jo se nuk dihet nga përmetarët kjo kishë, por më vjen keq që ajo u kthye në shtë- pi kulture dhe sot ka ardhur koha që të ribëhet siç ishte.

I lutemi Bashkisë, Përmet që këtë kult fetar qindravjeçar t’ia kthejë popullit të Përmetit.

Me respekt,
Pirro F Dilo