EmailFacebookKontakt

“Na nevojiten më shumë njerëz që të jenë të përgjegjshëm dhe krijues, të cilët dinë të duan dhe të besojnë”

“Να nevojiten më shumë njerëz që të jenë të përgjegjshëm dhe krijues,
të cilët dinë të duan dhe të besojnë”
– Nga Fjala e Kryepiskopit Anastas në Akademinë Teologjike gjatë dorëzimit të diplomave –
…Mirënjohje, përgjegjësi dhe krijimtari; Këto
gjëra, i mendova 11 vjet më parë kur erdha këtu
dhe pashë se pas atij persekutimi kishin mbetur
disa mure të rrënuara. Sot me gëzim shohim
situatën e re dhe krejt të ndryshuar që na bën të
ndihemi mirënjohës… Mos i harroni kurrë këta
tre vjet, që me Hirin e Perëndisë i kaluat në këtë
Akademi. Kur zemra jonë pranon dhe i kujton
me mirënjohje ato që ka marrë nga Perëndia, me
kalimin e kohës bekimi do të jetë më i bollshëm.
Fjala e dytë që thashë, ishtepërgjegjësi. Këtë
fjalë e kemi dëgjuar dhe herë të tjera, por unë
jam i detyruar ta përsëris. Të rinjtë nuk janë e
ardhmja e kishës në Shqipëri, por e tashmja e
kishës. Ne që jemi më të rritur nuk ju shohim si
femijë por si bashkëpunëtorët tanë të ngushtë. E
dini se kisha jonë ka pasur si parim të ndajë gjërat
si p.sh atë bukën e pakët, traditën e madhe që
keni, besimin që Perëndia na ka dhuruar,
dashurinë që me Hirin e Perëndisë e kemi në
zemrat tona. Mos u mbyllni në vetvete, sepse
kështu do të humbisni. Që të gjeni vërtetësisht
veten tuaj, duhet ta ofroni atë.
Mbaj mend një moment vendimtar të jetës
sime, kur mbarova ushtrinë dhe fillova të mendoja
se çfarë duhet të bëja më tej. Çdo njeriu i hapen
shumë rrugë, të cilat mund t’i ndjekë. Unë sapo
kisha mbaruar shkollën teologjike dhe kujtova
fjalët që Zoti u thotë në Ungjill: Nëse kokrra e
grurit do të bjerë në tokë dhe nuk do të vdesë ajo
do të zhduket e nëse do të vdesë do të sjellë shumë
fruta. Shpesh duket sikur vdekja ose sakrifica
rezultojnë si humbje. Por kokrra e grurit nëse
nuk vdes, nuk mund të zbulojë gjthë atë bukuri,
gjallëri dhe prodhimtari që mban në vetvete.
Pra, mos u druani as nga përgjegjësia e as
nga sakrifica. Këto zbulojnë gjithë fuqinë dhe
krijimtarinë që Perëndia na ka dhuruar.
Fjala e tretë që thashë ishte krijimtari… Ju
duhet të jeni bashkëpunëtorë të përgjegjshëm, që
merrni vendime dhe përpiqeni të bëni diçka me
predispozitë kritike, por edhe me formim.
Ajo që e bën njeriun vërtet njerëzor është
krijimtaria. Kjo është një cilësi e rëndësishme që
na është dhuruar nga Perëndia.
…Gjatë viteve të persekutimit, kur shumë
njerëz braktisën dhe mohuan çdo gjë, u përpoqën
të tregonin se dashuria për Perëndinë dhe vetë
Perëndia është një gënjeshtër. E gjithë kjo na solli
në një situatë të vështirë duke e renditur
Shqipërinë të fundit në familjen evropiane. Në
epokën e re që ka filluar sigurisht që ka nevoja të
mëdha në të gjitha drejtimet. Por, nevoja qendrore
është që të forcojmë brenda zemrave të të rinjve
besimin në Perëndinë e dashurisë. Kjo është gjëja
më e rëndësishme. Ai që beson tek krijuesi, sheh
me respekt çdo njeri që është krijesë pavarësisht
nëse ai beson ose jo. Gjthashtu përpiqet f i ndajë
me të të gjitha të mirat materiale, por edhe gëzimin
dhe lumturinë për të gjitha sa ka përjetuar.