Në Manastirin e Zvërnecit,
festa mblodhi shumë besimtarë
Në Manastirin “Fjetja e Hyjli- ndëses” në Zvërnec, u festua me ngazëllim shpirtëror dhe me adhu- rim madhështor Fjetja e së Përmbi- shenjtës. Mes qindra pjesëmarrës- ve, të ardhur nga Berati, Vlora, Fieri dhe zonat përreth, ishte edhe Mitropoliti i Beratit, Hirësi Ignati, i cili kreu Liturgjinë Hyjnore. Gjatë predikimit, ai theksoi se kalimi i Shën Marisë në tokën tonë, ishte një nder i veçantë dhe një bekim i paimagjinueshëm. “Duart e saj, keruvike dhe të shenjta. Zemra e
saj, temjanicë e shenjtë. Ishte dhe është figura me pozitë të privile- gjuar. E shenjta e të shenjtëve. Gja- të të kremtes së Fjetjes së Hyjli- ndëses përjetojmë këtë nder. Nde- rojmë njeriun më të shenjtë, nënën më të shenjtë, Shën Marinë. Nënën e Zotit dhe Perëndisë tonë, të Të- rëshenjtën.
Këtë vit, përveç numrit të lartë të besimtarëve, spikati edhe qetësia e rregulli në kishë.
Fatjon Postoli