NE MANASTIRIN E
SHEN M^KERES
Një ditë të bukur shtatori katër familje
besimtarësh u nisëm nga Korça për në Pogradec. Aty
gjetëm’ dhe një grup tjetër besimtarësh. Bëheshim
gjithsej rreth 20 vetë, burra, gra dhe fëmijë. Të gjithë
kishim një qëllim: të.vizitonim manastirin e famshëni
të Shën Marenës në Llengë. U nisëm. Udhëtimi ishte
tepër i vështirë nëpër rrugë të ngushta mes pyjesh dhe
malesh. Lamë prapa Gurin e Kamjes dhe pas katër orësh”
udhëtimi të lodhshëm, automjeti i drejtuar nga Gjergji,
një besimtar i përkushtuar, na çoi në vendin aq shumë
të dëshiruar. Sapo arritëm atje lodhja na u hoq
menjëherë. Sytë na u çlodhën, duke parë ato pamje
magjepsëse. Manastiii i Shën Marenës i ngjan një oazi
në mes të maleve dhe pyjeve të gjelbëra që e rrethojnë.
Poshtë pyllit derdhet Shkumbini, për të cilin thonë se
buron aty afër. Manastiri i Shën Marenës është (në
qendër) në kryqëzimin e rrugëve që lidhin Librazhdin,
Gramshin, Skraparin dhe Mokrën.
Pritja e kujdestarit të Manastirit, Thanasit, dhe
e At Todi Jovanit ishte shumë e përzemërt.
Në qendër të manastirit ndodhen tre çezma me
ujë të ftohtë e të kulluar. I gjithë mjedisi është mbuluar
me bar, që i ngjan një qilimi të madli të gjelbër. Atje
ndodhetkisha, ku shkuam u falëm e ndezëm qirinj. Pas
mbrëmësores At Todi na tregoi afresket e pikturuara
nga vëllezërit Zografi, ku pasqyrohet Dhiata e vjetër,
Dhiata e Re dhe vuajtjet e Shën Marenës. Kisha është
,e vogël, rreth 60 m2, por me vlera të mëdha monumen
tale (afreske), që kanë nevojë për restaurim. Pas darkës,
përmes tregimeve të At Todit përjetuam çaste fatlume
për çuditë që kishin të bënin me Shenjtoren. Ai na tregoi
edhe se fshati Llengë donte ta ndërtonte Kishën në
sheshin pak më lart, atje ku tani ndodhet një kryq, por
Shenjtorja natën i liiqte gurët dhe i çonte tek aty ku
është sot Kisha. Ky është vendi që ajo e kish zgjedhur
vetë. Të nesërmen ndjemë keqardhje që u larguam dhe
lamë atë vend të shenjtë e magjepës.
VASKF. STASE