EmailFacebookKontakt

Në Manastirin e Ri të Shën Vlashit, Durrës

Në Manastirin e Ri të

Besimtarë nga Durrësi, Tirana, Kavaja dhe rrethina të tyre u mblodhën për të nderuar kujtimin e Virgjëreshës Mari në Manastirin e Shën Vlashit në Durrës, për t’u lu- tur që të ndërmjetojë te Biri i saj për shëndet trupor dhe shpirtëror.

Festimi filloi që më datën 14 gusht, me shërbesat e Mbrëmësores, Para- klisit të së Tërëshenjtës dhe atë të Pasdarkës, kur siç është tradita, në manastir u mblodhën për të kaluar natën në lutje qindra besimtarë, por dhe shumë të besimeve të tjera, të cilët e nderojnë në mënyrë të ve- çantë këtë vend mrekullibërës.

Shën Vlashit, Durrës

Shërbesat u kryen nga dy epi- skopë, episkopi i Apolonisë Hirësia i Tij, Nikolla dhe episkopi i Bylisit, Hirësia i Tij Asti, të cilët i përkasin brezit së ri të episkopëve të Kishës sonë.

Në Shërbesën e Mbrëmësores predikimin e mbajti Hirësi Nikolla, i cili tha se e Tërëshenjta Mari, me jetën e saj jo rastësore është she- mbull frymëzimi për nënat, për prindërit, për fëmijët dhe mbi të gjitha për të gjithë ata që besojnë dhe kërkojnë shenjtërimin dhe shpëtimin e tyre

Thoma Çomeni